Kurti: Trashëgimia e Rexhep Lucit mbetet e gjallë dhe duhet të vazhdojë përmes veprave tona
Autori: Gazeta inFokus 17:27 | 12 September 2024
Kryeministri Albin Kurti, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se e ka shikuar mbrëmë dokumentarin “‘REXHEP’ – Çka e vrau arkitektin?”, shkruan Gazeta Infokus.
Në një postim në “Facebook”, Kurti ka thënë se ky dokumentar tregon jetën e arkitektit Rexhep Luci, ku përkujton se drejtësia për të ende nuk është vendosur.
Gjithashtu Kurti tha se “ne të tjerët kemi humbur shumë më tepër sesa ai vetë”.
“Rasti i vrasjes së Rexhep Lucit i cili fillimisht trajtohej nga ndërkombëtarët e UNMIK-ut është transferuar te prokuroria e drejtësia vendore. Dorasi(t) ende në liri, me drejtësi të mohuar për rastin, familjarët e miqtë e tij, mbarë popullin e shoqërinë. Ne të gjithë duhet të flasim, të zemërohemi me të panjohurën sublime që e shfaq ky krim dhe të angazhohemi për dokumentimin e punës dhe qasjen që e kishte arkitekt Rexhepi. Le të nderojmë kujtimin e Rexhep Lucit jo vetëm me fjalë, por duke kërkuar drejtësi, duke luftuar për llogaridhënie, dhe duke u përkushtuar ndaj të njëjtit vizion për integritet dhe përparim për të cilin ai nuk u spraps derisa dha edhe jetën”.
“Trashëgimia e Rexhep Lucit mbetet e gjallë dhe duhet të vazhdojë përmes veprave tona. Puna e tij, vizioni për një Prishtinë më të drejtë dhe më të rregullt, është një udhërrëfyes për të gjithë ne që besojmë në një të ardhme më të mirë”, ka thënë Kurti në një postim në Facebook.
Ndërkaq mbrëmë në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës në Prishtinë, u shfaq dokumentari “Rexhep – Çka e vrau arkitektin”, nga MB OFFICE me regji të Mathieu Jouffre dhe skenar nga Besa Luci dhe Mathieu Jouffre, ku përkujtua jeta dhe vepra e Rexhep Lucit. /Gazeta Infokus/
Më poshtë gjeni postimin e plotë të kryeministrit Albi Kurti:
Të tjera
-
Hamza: Kosova ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike
Kandidati i Partisë Demokratike për Kryeministër, Bedri Hamza, gjatë një inte...
-
Kryetari i Odës së Mjekëve: Rritja e pagave për mjekët është ‘’hajgare’’
Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës, ka kritikuar Qeverinë e...
-
Detaje të reja nga plagosja e dyfishtë në “Kodrën e Trimave”
Pasditja e së enjtes tronditi lagjen “Kodra e Trimave” në kryeqytet. Nga n...
-
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Netanyahut, reagon ashpër Izraeli
Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) pranoi kërkesën e kryeprokurorit të saj K...
-
Erërat e forta e reshjet e shiut, Pejës i shkaktojnë dëme të konsiderueshme
Dy net më parë, qyteti i Pejës mbeti në errësirë. Kjo pasi erërat e forta ...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit, merr pjesë ambasadori Hovenier
Gjykata Supreme e Kosovës lanson sot udhëzuesin për matjen e dënimit. E pj...
-
Liburn Aliu sot mban konferencë për media
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu,...
-
Fundjavë e ftohtë, temperaturat zbresin në -4 gradë
Fundjava në Kosovë do të mbizotërojë me mot të vranët e me temperatura të ulë...
-
Pemë për ushtarët e FSK-së, Ministria e Mbrojtjes jep tender në vlerë mbi 45 mijë eurosh
45 mijë e 925 euro për furnizim me pemë për nevojat e ushtarëve të Forcës së ...
-
Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Sot është Dita e Alfabetit Shqip, i cili u unifikua 116 vjet më parë në Kongr...
-
Sot përurohet QKMF-ja në Mamushë, marrin pjesë Kurti e Vitia
Sot përurohet Qendra e re e Mjekësisë Familjare në Mamushë. Në përurim do ...
-
Komisioni për të Drejtat e Njeriut takon sot gratë greviste të Kuvendit
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, ...