Lajme

Pushteti vazhdon ta mbrojë Martin Berishajn, Haxhiu thotë se s’ka keqpërdorur detyrën zyrtare

Autori: Gazeta inFokus 12:16 | 11 September 2024

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se nuk ka pas keqpërdorim të detyrës zyrtare e as përfitim material për ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, Haxhiu ka thënë se keqpërdorime nuk ka gjetur as komisioni hetimor.

“Ne kemi thënë qëndrimet tona tash e sa kohë për ambasadorin Marrin Berisha, ka pasur një komision hetimor që nuk gjeti asgjë. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të kenë parasysh këto aspekte. Vlerësojmë që nuk ka pasur as keqpërdorim te detyrës zyrtare e as pasurim të pabazë e as përfitim material. E kemi diskutuar dhe nuk kam se çfarë t’i shtoj deklaruar diçka tjetër”, ka thënë Haxhiu në konferencë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera