Grevë në fabrikën e Samsung në Indi, punonjësit kërkojnë paga më të larta, probleme me prodhimin
Autori: Gazeta inFokus
13:34 | 10 September 2024
Operacionet në fabrikën e gjigantit jugkorean Samsung, në jug të Indisë, janë çrregulluar të martën, në ditën e dytë të grevës së nisur nga qindra punëtorë, të cilët po kërkojnë rroga më të mëdha.
Greva e nisur pritet të ketë ndikim në shitje në sezonin festiv, që nis qysh prej vjeshtës, pasi shumë persona blejnë produkte teknologjike si dhurata për të tjerët.
Samsung garon me kompaninë tjetër, LG Electronics, por edhe marka tjera vendore. Kompania ka dy fabrika të mëdha në Indi, në të cilat prodhohet në sasi të mëdha.
Dy burime kanë thënë për agjencinë e lajmeve Reuters, se dy fabrikat në Indi sigurojnë 20 deri në 30 për qind të fitimit vjetor të kompanisë, që shkon në 12 miliardë dollarë.Qindra punëtorë janë parë në fabrikën në Çenai, të cilët kanë ngritur tenda për t’u mbrojtur nga moti i nxehtë. “Po mbajmë grevë për ditën e dytë”, ka thënë lideri i sindikatës së punëtorëve, E. Muthukumar.
Pothuajse gjysma e prodhimit ditor në fabrikë është prekur prej grevës në ditën e parë të grevës, teksa punëtorët kërkojnë paga më të mira, orar më fleksibil të punës dhe që kompania të njohë sindikatën e punëtorëve.
Kompania nuk është përgjigjur në kërkesat për koment. Samsungu ka 1.800 punëtorë në këtë fabrikë, në të cilën kryesisht prodhohen frigoriferë, makina larëse dhe televizorë.
Në fabrikën tjetër edhe më të madhe në Utar Pradesh prodhohen telefona të mençur.
Greva kanë mbajtur edhe 36.000 punëtorët e kompanisë Samsung në Korenë e Jugut, në muajt korrik dhe gusht, me kërkesë për rroga më të mira dhe përfitime shtesë. Megjithatë, kompania pati thënë në fund të korrikut se greva nuk e ka penguar prodhimin.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...



































