Lajme

“Ngjarja në Banjskë gozhda e fundit në dialogun e Brukselit”, Konjufca s’sheh rrugëdalje në bisedime mes Kosovës dhe Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 17:56 | 09 September 2024

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjuca, pas mbledhjes së Kryesisë, është deklaruar para gazetarëve edhe për çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë ku ka thënë se aktualisht dialogu ndodhet në një ‘qorrsokak’ dhe nuk ka shumë rrugëdalje.

Konjufca e ka përmendur sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, si arsye e kollapsit të dialogut, duke thënë se “ishte gozhda e fundit në dialogun e Brukselit“.

“Unë mendoj që dialogu në formatin qysh ka qenë në vitin 20211, e ka pasë arkivolin më 24 shtator të vitit të kaluar“, deklaroi Konjufca.

-Advertisement-

Konjufca nuk kurseu kritika e akuza ndaj bashkësisë ndërkombëtare, e cila sipas tij është e njëanshme.

Sipas Konjufcës, bashkësia ndërkombëtare nuk po punon në mënyrë të barabartë ndaj dy shteteve, duke shtuar se as nuk është e përcaktuar se çka dëshiron.

I takon bashkësisë ndërkombëtare të jetë shumë ma e përcaktuar se çka po dëshiron. Nëse dëshiron palë të barabarta, si dy shtete, nëse dëshiron, edhe ende mendon që principi i marrëveshjes të Ohrit me funksionu ashtu qysh shkruan….“, deklaroi ai.

Konjufca i ka komentuar edhe raportimet se i dërguari i Gjermanisë për Ballkanin, Manuel Sarrazin, ka kërkuar që të hiqen masat e sigurisë së Kosovës ndaj mallrave serbe.

“Nuk më duket që Procesi i Berlinit mund të reduktohet në CEFTA”, ka thënë Konjuca, duke bërë thirrje që të bëhen dallime mes çështjeve ekonomike dhe çështjeve të sigurisë.

Ato që tha Sarrazin në vizitën e tij në Kosovë është faktikisht një lloj modusi i ledhatimit të Serbisë. Nëse do të keni rajon funksional, ne e dimë cila është rruga. Rruga është barazia e Kosovës me Serbinë, si shtete të pavarura, që marrin pjesë në këto marrëveshje rajonale”.

Ai ka thënë se nuk pret heqje të masave të Kosovës në mallrat serbe, sidomos jo deri pas mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë, të caktuara për shkurt të vitit të ardhshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera