Dikur i varfër, Pacolli kujton kohën kur e hante bukën e njëjtë nga e hëna në të premte
Autori: Gazeta inFokus 12:11 | 05 September 2024
Behgjet Pacolli ka kujtuar kohën kur gjendja financiare e familjes së tij ishte tepër e vështirë.
Me anë të një fotografi në Facebook, e realizuar nga periudha kur ishte student në Prishtinë, ai kujtoi si e hante bukën e njëjtë nga e hëna në të premte.
“Kjo fotografi është nga periudha kur isha student në Prishtinë. Veshmbathja ime tregon më së miri gjendjen e vështirë financiare timen. Shpesh herë më vinte zor të nxirrja edhe bukën në prani të nxënësve të tjerë, pasi që unë e merrja me vete të hënën, ndërsa kthehesha nga Mareci, dhe atë bukë e kisha për tërë javën”, thotë Pacolli.
Ai tutje thotë se nuk kishte para me vete për të blerë bukë tjetër, dhe se rrugën për në Marec e ka bërë në këmbë, shpesh dy herë në javë.
“Deri të mërkuren ose të enjten, ajo bukë hahej disi, por pastaj mykej dhe bëhej e papërdorshme. Ditë tjera të javës duhej disi ti kaloja, për të blerë bukë tjetër nuk ishte mundësia sepse nuk kisha asnjë qindarkë me vete, zgjidhja e vetme ishte të merrja rrugën këmbë për në Marec, shpesh më ndodhke dy herë në javë”, thotë tutje kreu i AKR-së.
Prandaj, siç shkruan Pacolli, Fondacioni i tij vazhdon çdo muaj të japë bursa për shumë studentë të rinj, ndihmë për të sëmurët jashtë vendit dhe në fusha të tjera, pa kamera ose shfaqje.
“Qysh nga ajo kohë kam kuptuar se ndihma ndaj dikujt në nevojë nuk ju bën më të varfër. Për mua, kjo është një çështje e natyrshme. Andaj Fondacioni im vazhdon çdo muaj të jap bursa për shumë studentë të rinj, ndihmë për të sëmurët jashtë vendit dhe në fusha të tjera, pa kamera ose shfaqje. Kjo është çfarë e bën zemrën time të lehtë”, ka shkruar Pacolli.
Të tjera
-
Prokuroria Speciale mbyll hetimet për Shukri Bujën
Sipas raportimi të Insajderit, Prokuroria Speciale në Hagë ka nxjerr vendim ...
-
Biden flet pas fitores së Trump: Harris duhet të jetë krenare për fushatën që bëri
Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka folur për herë të parë pas fitores së zgje...
-
Judah: Kthimi i Grenellit mund të sjellë shqetësime për Qeverinë e Kosovës
Ende pa u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë, analistë e vëzhgues të shumtë shtroj...
-
Degradon fjalori për zgjedhjet amerikane, tre gra plạgosen me ạrmë në Miami
Tre gra u qëlluan në Miami në mëngjes gjatë një debati të dukshëm për zgjedhj...
-
Kadri Veseli me avokat i ndërhyjnë dy herë gjyqtarit gjerman për ta përmirësuar, këtij të fundit nuk i vjen mirë
Roodney Dixon, avokat i Kadri Veselit, bashkë me klientin e tij kanë ndërhyrë...
-
Dështim pas dështimi, Alban Hysenit i përfundon edhe një tender me dyshime në OSHP
Komuna e Gjilanit e ka shpërblyer me tender për furnizimin me uniforma për nx...
-
Shukri Buja: Jakup Krasniqi ka qenë zëdhënës, nuk ka pasur të bëjë me detyra operative
Shukri Buja tha të enjten në Hagë që Jakup Krasniqi ka qenë zëdhënës i Ushtri...
-
“Foto e ditës”, Edi Rama shfaqet pranë liderëve të Turqisë, Greqisë e Çipros
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar një fotografi në llogarinë e...
-
Vrạsja e 37 vjeçarit në Gjilan, Prokuroria jep detaje
Prokuroria Themelore në Gjilan ka dalë me njoftim, pas vrasjes së një personi...
-
“Ekzistonte sinjalistika”- Aksidenti që çoi në vdekjen e 21-vjeçarit në Vushtrri, sqarohet Durmishi
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, është sqaruar lidhur me a...
-
Finalizohet pajisja me dokumente civile për 58 qytetarët e Kosovës, të zhvendosur në Maqedoninë e Veriut
Qeveria e Kosovës, përmes Ministrisë së Drejtësisëka përmbyllur me sukses dor...
-
“Në burg kam pyetur vetëm a ka palestër”, Meta flet nga qelia
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur nga burgu pas më shumë se ...