Lajme

Glauk Konjufca: Lajçak do t’i thotë lamtumirë pozitës së tij në janar

Autori: Gazeta inFokus 19:27 | 03 September 2024

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka vlerësuar se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të riformatohet.

“Dialogut duhet t’i bëhet një “restart”, duhet të riformatohet. Tash ka ardhur edhe udhëheqësia e e re e BE-së. Edhe Lajçak do t’i thotë lamtumirë pozitës së tij në janar. Dialogu është një lojë të cilën Kosova e ka fituar 5 me 0, pas zhvillimeve të fundit”, ka theksuar Konjufca.

Në një intervistë për Klan Kosova, ai ka thënë se nëse ndiqet rruga e Borrell dhe Lajçak për dialogun, atëherë kjo rrugë do të dërgoj në “qorrsokak”. /Gazeta Infokus

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera