Lajme

Shtatorja e presidentit historik, Ibrahim Rugova do të përurohet në Podujevë

Autori: Gazeta inFokus 19:33 | 02 September 2024

Në 34-vjetorin e shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut, të shtunën më 7 shtator, në Podujevë do të bëhet përurimi i shtatores së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Kështu tha kryetari i kësaj komunë, Shpejtim Bulliqi.

“Kjo shtatore e cila është financuar me buxhetin e Komunës së Podujevës do të vendoset në Parkun e Qytetit, afër ish-objektit të administratës komunale”, tha Bulliqi.

-Advertisement-

Me vendosjen e kësaj shtatore, kryetari i Podujevës thotë se “ne po nderojmë një nga figurat më të shquara të kombit tonë, Presidentin Ibrahim Rugova, si simbol të qëndresës, urtësisë dhe vizionit për një Kosovë të lirë dhe të pavarur”.

Në ceremoninë e përurimit do të marrin pjesë zyrtarë të lartë shtetërorë, bashkëpunëtorë të ish-Presidentit Rugova, familjarë të tij dhe qytetarë nga treva e Llapit e gjitha trevat shqiptare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera