Lajme

Ky është personi që dyshohet se mbeti i vrarë në konfliktin mes Sekiraqëve dhe Capave

Autori: Gazeta inFokus 00:03 | 02 September 2024

Prishtina u trondit sonte nga të shtënat me armë zjarri në lagjen Aktash. Një person mbeti i vrarë dhe pesë të tjerë u plagosën rëndë në një konflikt që eskaloi dhe përfundoi tragjikisht, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve nga Prokuroria, Gazeta, mëson se personi që mbeti i vrarë dyshohet se është Premtim Gashi.

Konfirmimi i identitetit nuk është bërë akoma për shkak se i vrari nuk ka dokumente identidikuese me vete.

-Advertisement-

Sinjali raportoi sonte ekskluzivisht se i trupi i të vrarit ka mbetur mbi një kallash, të cilin dyshohet se e posedonte viktima.

Ende nuk dihet nëse viktima e ka përdorur atë, por ajo që dihet është se trupi të vrarit ka mbetur i shtrirë mbi kalllash.

Gjithë konflikti dyshohet se lidhet me problemet që familja e Sekiraqës ka pasur në vazhdimësi me familjen Capat në Prishtinë – të cilëve iu plagos një familjar para disa muajsh.

Këto informacione pritet të konfirmohen më tutje pasi të ndërmerren veprimet e nevojshme nga Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera