Lajme

Mediat në Veri filmojnë pllaka e letra me emra të ministrive në objektet e mbyllura të komunave ilegale

Autori: Gazeta inFokus 17:40 | 01 September 2024

Tri pllaka me emrat e institucioneve të Kosovës u vendosën sot në një ndërtesë në Mitrovicën e Veriut, ku ishin vendosur institucione paralele të Serbisë, të cilat u mbyllën paraprakisht.

Pllakat janë vendosur për t’i funksionalizuar në veri institucionet që shërbejnë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrinë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Ministrinë së Financave, Punës dhe Transfereve.

-Advertisement-

Derisa janë vendosur pllakat, prezentë ishin edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Në një objekt në Leposaviq, ku deri të premten shërbente një tjetër institucion paralel serb, sot raportohet se janë vendosur letra të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Mediat serbe lokale atje, që kanë publikuar pamje, shkruajnë se zyrtarët policorë “janë vizituar edhe nga karabinierët italianë”.

Policia të premten zhvilloi në aksion policor duke i mbyllur pesë komuna paralele serbe në veri.

SHBA-ja, Bashkimi Europian dhe KFOR-i kundërshtuan veprimin duke thënë se Qeveria s’u koordinua me to pavarësisht “zotimeve” dhe se kjo mund të sjell rrezik për sigurinë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera