Ambasadori britanik: Zhgënjyese që negociatat janë bllokuar, duhet të zbatohen të gjitha aspektet e Marrëveshjes së Ohrit
Autori: Gazeta inFokus 14:38 | 01 September 2024
Portali në gjuhën serbe “Kossev” ka publikuar një intervistë me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves. Sipas Kossev intervista është realizuar në fillim të javës, para aksionit që u zhvillua të premten në Veri.
Hargreaves ka thënë se për të është e qartë që Kosova ka vizion të qartë për një shtet modern, demokratik, multietnik dhe evropian.
“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi që ta mbështesim këtë dhe të promovojmë paqe dhe stabilitet në këtë rajon. Gjithsesi, kjo nuk do të arrihet derisa të zbatohen të gjitha aspektet e Marrëveshjes Bazike dhe Marrëveshjes së Ohrit, nga Kosova dhe Serbia. Është thellësisht zhgënjyese që negociatat aktualisht janë të bllokuar”.
Ai foli edhe për vendimet e Qeverisë për ndalimin e dinarit dhe mbylljen e degëve të postës serbe dhe bankës së kursimeve.
“Qoftë për dinarin apo për mbylljen e degëve të Postës Serbe dhe Bankës së Kursimeve. Unë iu bashkova komunitetit ndërkombëtar duke i bërë thirrje kryeministrit që të sigurojë që qeveria e tij të ndërmarrë masa të tilla në koordinim me ne dhe komunitetet lokale, në mënyrë që ato të zbatohen në një mënyrë që të mbrojë ata që duhet të mbrohen”, tha ai.
Në anën tjetër, Hargreaves ka thënë se faturimi i rrymës, targat dhe patentë shoferët janë hapa të suksesshëm.
“Sa i përket politikës së Qeverisë së Kosovë kundrejt komunitetit serb në Kosovë, është e rëndësishme të nënvizojmë disa nga hapat që kanë rezultuar të suksesshëm, siç është zgjidhja e faturimit të rrymës, implementimi i marrëveshjes për targat dhe konvertimit të patentë shoferëve”, tha ai.
“Është legjitime që shteti i Kosovës të ketë pritshmëri të tilla nga qytetarët e saj në mbarë vendin. Mbretëria e Bashkuar ka bërë gjithçka që mundet për të ndihmuar aty ku sheh Qeverinë e Kosovës duke ndërmarrë hapa pozitivë, qoftë përmes punës sonë për verifikimin e diplomës apo mbështetjen e një platforme shumëgjuhëshe informative online që ndihmon të gjitha komunitetet joshumicë të angazhohen me institucionet shtetërore, ose duke ndihmuar përpjekjet që komunikimi në gjuhën serbe të bëhet në mënyrë më efikase”.
Hargreaves tha se është tejet e rëndësishme që Millan Radojiçiq dhe të përfshirët e tjerë të mbahen përgjegjës për sulmin në Banjskë.
Ambasadori u pyet edhe për vizitën e shefit të CIA’s, Ëilliam Burns.
“Mendoj se këtë pyetje duhet t’ia bëni njërit prej shumë analistëve në Kosovë. Nuk mund të flas në emër të kolegëve të mi amerikanë, por nga këndvështrimi im, SHBA-ja është konsistente në përkushtimin e saj për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës dhe të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe nuk shoh që kjo do të ndryshojë.”
Kossev e ka pyetur ambasadorin Hargreaves nëse sheh diskriminim ndaj serbëve në Kosovë.
“Unë i kam vizituar pjesët veriore të Kosovës disa herë që kur kam ardhur këtu. E kam bërë prioritet sepse dua të mbaj një dialog të rregullt me njerëzit këtu dhe të kuptoj realitetin e vërtetë në terren sa më shumë që të jetë e mundur. Pjesa veriore Kosova është e bukur, me një histori të pasur dhe potencial të madh ekonomik, por njerëzit që jetojnë këtu po paguajnë ende një çmim të lartë për mungesën e normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë.”
Ai shtoi se serbët në veri ndjenjë pasiguri të thellë dhe se nuk kanë besim në qeveritë në Kosovë e Serbi sa u përket shqetësimeve të tyre.
Hargreaves tha se i vjen keq që serbët me kërkesë të Listës Serbe bojkotuan mundësitë për t’u përfaqësuar në mënyrë demokratike në peticionin që u organizua këtë vit për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë atje.
“Nëse do të mund t’i përmbledhja përshtypjet e mia nga biseda me popullsinë lokale serbe nga Kosova me një fjali, do të ishte se shumë njerëz ndjejnë pasiguri të thellë dhe shpesh nuk kanë besim në aftësinë e qeverive në Prishtinë dhe Beograd për të dëgjuar shqetësimet e tyre. Kam përshtypjen se shumë serbë në Kosovë mendojnë se interesat e tyre pothuajse mungojnë plotësisht nga të përfaqësuarit përmes zërave politik apo qytetarë. Është shumë për të ardhur keq që shumica e popullatës serbe në Kosovë, me kërkesë të Listës Serbe, bojkotuan mundësitë e fundit për t’u përfaqësuar në mënyrë demokratike”.
Të tjera
-
Harris para turmës e pranon zyrtarisht humbjen ndaj Trumpit
Zëvendës presidentja Kamala Harris, të mërkurën mbrëma doli para turmës në Un...
-
Moti: Të enjten ngrica në mëngjes, pastaj kthjellime e diell
Mendimi për motin – 6.11.2024 Kushte të motit të kthjellët dhe me diel...
-
Tahiri: Për 4 vjet, Kryeministri i Kosovës, ministrja e Jashtme i kanë goditur presidentin aktual, Grenellin, me gjuhë fyese
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK, Besnik Tahiri, ka thënë se për katër vjet ...
-
U aksidentua disa javë më parë, tetëvjeçari vdes në QKUK
Një tetëvjeçar ka vdekur mëngjesin e sotëm në QKUK. Ai ishte dërguar për t...
-
REL: BE-ja shtrëngohet për kthimin e Trumpit
(Radio Evropa e Lirë) – Zyrtarët e Bashkimit Evropian po shtrëngohen për kthi...
-
Biden uron Trumpin për fitoren dhe e fton në Shtëpinë e Bardhë
Presidenti aktual i SHBA-së, Joe Biden e ka telefonuar presidentin e sapo...
-
Limaj prezanton dy kandidatët për deputetë në Degën e Nismës në Suharekë
Kryetari i NISMA’s, Fatmir Limaj ka njoftuar për kandidaturen për deput...
-
Afaristi i mirënjohur shqiptar Shkëlqim Devolli uron Donald Trumpin për rizgjedhjen President i ShBA-së
Sipërmarrësi i njohur kosovar, Shkëlqim Devolli, i cili momentalisht është du...
-
LDK nesër nis turneun e ndryshimit, prezanton kandidatët për deputetë të Prishtinës, Abdixhiku: Plot vullnet e energji në ekipin organizativ
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se...
-
Policia kërkon ndihmë për kapjen një personi, dyshohet për veprën penale ‘’zjarrëvënie’’
Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e një personi. ...
-
Aksident me fatalitet në rrugën Korçë-Pogradec
Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 17:05, në aksin rrugor Korçë- Pogr...
-
Harris pranon humbjen, uron Trump përmes telefonatës
Zëvendëspresidentja Kamala Harris ka pranuar zyrtarisht zgjedhjet e vitit 202...