Lajme

Osmani “e sigurt” që me pasuesen e Borrellit do të kthehet “barazia” në dialog: Duhet të presim disa muaj

Autori: Gazeta inFokus 12:57 | 01 September 2024

Presidentia e Kosovës Vjosa Osmani tha se nuk mund të ëndërrohen rezultate të prekshme nga dialogu me Serbinë, pa një “barazi” mes palëve.

Në një diskutim në konferencën Globsec të shtunën në Pragë, ajo u shpreh e sigurt se me ardhjen e Kaja Kallas në detyrën e shefes së diplomacisë së Bashkimit Europian “barazia do të kthehet në tryezë”.

“Në BE thonë se Kosova duhet t’i zbatojë në mënyrë të njëanshme detyrimet e saj. Tani besoj fuqimisht se jemi në një situatë ku duhet ta rikthejmë barazinë në tryezë. Nëse palët trajtohen në baza të barabarta, atëherë mund të kemi sukses dhe jemi shumë të sigurt se me ndryshimet në Bashkimin Europian, me ndryshimet e reja, Përfaqësuesen e Lartë që vjen se barazia do të kthehet në tryezë si parakusht për sukses. Pra, ne kemi besim dhe shpresojmë, por do të duhet të presim disa muaj që ato suksese të shihen besoj”, tha Osmani.

-Advertisement-

“Kur nuk keni barazi si baza e çdo procesi negociues, askush nuk duhet të ëndërrojë për rezultate të prekshme që mund të zbatohen edhe në terren”, shtoi ajo.

Osmani tha se tavolina është përmbysur.

Këtë pjesë ajo e shpërndau në X, duke shkruar: “Në negociata, tavolina duhet të jetë e nivelizuar. Tani për tani, tryeza në dialogun Kosovë-Serbi është rrokullisur në kokë”.

“Është koha që barazia të kthehet në tryezë. Ky është parakushti i suksesit”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera