Lajme

Ministri Murati publikon disa të dhëna rreth pagave në Kosovë në publik dhe privat, godet ish-qeveritë

Autori: Gazeta inFokus 12:16 | 31 August 2024

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka publikuar sot një tabelë ku sipas tij paraqitet ngritja e shumës së pagave që paguhen në Kosovë brenda një viti përfshirë sektorin publik dhe privat.

Murati ka thënë se bazuar në tabelën e paraqitur, vërehet se përgjatë katër viteve të Qeverisë Kurti shuma e pagave të paguara është shtuar për 1 miliardë dhe thotë se qeverive të kaluara u janë dashur 10 vite për të arritur diçka të tillë.

Postimi i plotë:

-Advertisement-

A e keni ditur se sa është shuma e pagave që paguhen brenda një viti në ekonominë e Kosovës, përfshirë sektorin publik dhe atë privat?

Nëse e shohim paraqitur nëpër vite në grafikonin më poshtë, vërehet se:

🟢 Për 4 vite gjatë Qeverisë Kurti shuma e pagave të paguara në ekonominë e vendit është shtuar për 1 miliardë euro. Nëse e krahasojmë me qeveritë e kaluara, për t’u shtuar 1 miliardë euro nevojiteshin 10 vite, dhe 4 qeveri së bashku.

🟢 Rritja më e madhe brenda një viti ka ndodhur në vitin 2023, ku janë shtuar 450 milionë euro më shumë paga sesa viti 2022. Nga kjo shumë, rreth 114 milionë euro (17% rritje) janë shtuar nga rritja e pagave në sektorin publik si rezultat i hyrjes në fuqi të ligjit të pagave, kurse pjesa tjeter e rritje vjen nga sektori privat, kryesisht nga shtimi i vendeve të punës por edhe rritja e pagave për ato ekzistuese.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera