Rama: Kosova dhe Serbia t’i tejkalojnë mospajtimet për t’ia pamundësuar Rusisë ndikimin në rajon
Autori: Gazeta inFokus 20:06 | 30 August 2024
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë të premten se është fatkeqësi që Bashkimi Evropian e ka kuptuar përmes një mënyre të egër, siç është lufta e Rusisë në Ukrainë, sa i rëndësishëm është Ballkani Perëndimor për sigurinë e Evropës.
Ai, ka thënë gjithashtu, se Kosova dhe Serbia duhet t’i tejkalojnë sa më shpejt mospajtimet, për t’ia pamundësuar Rusisë ndikimin në rajon.
“Duhet ta falënderoj presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, sepse falë tij, Bashkimi Evropian, e ka kuptuar sa e rëndësishme është të mbajë Ballkanin Perëndimor sa më afër, dhe sa i rëndësishëm është Ballkani Perëndimor për BE-në”, ka thënë Rama gjatë një diskutimi për brishtësinë e Ballkanit, në kuadër të Forumit Globsec, që po mbahet në Pragë të Republikës Çeke.
Ai ka thënë se rajoni i Ballkanit është në pozitë më të mirë se që ka qenë, dhe që përveç aspektit ekonomik, ai ka thënë se nuk sheh dallim të madh mes rajonit të Ballkanit dhe BE-së.
“Edhe sot, rajoni i Ballkanit do të ishte vlerë e shtuar për BE-në”, ka thënë ai, kur ka folur për rëndësinë e anëtarësimit të rajonit në bllokun evropian.
I pyetur nëse Rusia ka bërë ndonjë përpjekje për t’u përzier në çështjet e brendshme të Shqipërisë, ai ka thënë se Shqipëria nuk është e interesuar në të, “nuk ka apetit, prandaj Rusia nuk gjen shumë njerëz për t’i shërbyer qoftë edhe për para”.
“Kemi pasur diçka [ndikim rus] por jo diçka masive. Ajo është shumë prezente dhe mund të bëjë shumë dëm në pjesë tjera të Ballkanit. Prandaj na duhet që Kosova dhe Serbia të tejkalojnë atë konflikt, prandaj na duhet ta mbajmë Serbinë sa më afër që mundemi. Sa më shumë që lidhim anëtarësimin në BE, me anëtarësimin në NATO, dhe sa më shumë që NATO-ja është prezente në vendet e Ballkanit, do të jetë më mirë”.
Ai ka thënë që nëse Kosova dhe Bosnje-Hercegovina do të ishin të anëtarësuara në NATO, si dhe Serbia dikur më vonë, situata do të ishte krejtësisht ndryshe.
Prej vendeve të Ballkanit, vetëm Kosova nuk e ka ende statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE, ndonëse ka aplikuar për t’u bërë anëtare./REL
Të tjera
-
Limaj prezanton dy kandidatët për deputetë në Degën e Nismës në Suharekë
Kryetari i NISMA’s, Fatmir Limaj ka njoftuar për kandidaturen për deput...
-
Afaristi i mirënjohur shqiptar Shkëlqim Devolli uron Donald Trumpin për rizgjedhjen President i ShBA-së
Sipërmarrësi i njohur kosovar, Shkëlqim Devolli, i cili momentalisht është du...
-
LDK nesër nis turneun e ndryshimit, prezanton kandidatët për deputetë të Prishtinës, Abdixhiku: Plot vullnet e energji në ekipin organizativ
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se...
-
Policia kërkon ndihmë për kapjen një personi, dyshohet për veprën penale ‘’zjarrëvënie’’
Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e një personi. ...
-
Aksident me fatalitet në rrugën Korçë-Pogradec
Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 17:05, në aksin rrugor Korçë- Pogr...
-
Harris pranon humbjen, uron Trump përmes telefonatës
Zëvendëspresidentja Kamala Harris ka pranuar zyrtarisht zgjedhjet e vitit 202...
-
Shtuni: Nuk do të ishte gjëja më e favorshme nëse Grenell emërohet Sekretar Shteti e Kurti rizgjedhet Kryeministër
Donald Trump do të jetë president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjatë ...
-
Abdixhiku: Turneu i ndryshimit nis nesër në kryeqytet
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur s...
-
Kica-Xhelili thotë se Qeveria Kurti dështoi qëllimshëm në reformat në drejtësi
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka akuzuar qeverinë aktuale për dësh...
-
Çfarë do të bëjnë tani Harris dhe Biden – dhe kontrasti i fortë me Trumpin e vitit 2020
Pasi presidenti aktual, Joe Biden dhe zëvendespresidentja, Kamala Harris ka v...
-
Rutte uron Trumpin: Pres me padurim të punoj sërish me të
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se aleanca ushtarake ...
-
Nga 1 janari Zvicra e ndalon “Burkën” në hapësirat publike
Zvicra do ta ndalojë mbulimin e fytyrës në hapësirat publike. Ky vendim hy...