ZKA-ja prezanton rezultatet e Raportit Vjetor të Auditimit për vitin 2023
Autori: Gazeta inFokus 18:34 | 30 August 2024
Zyra Kombëtare e Auditimit përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, dhe zëvendësauditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj kanë prezantuar rezultatet e Raportit Vjetor të Auditimit për vitin 2023 dhe rezultatet e tri auditimeve të performancës.
Në këtë komunikatë thuhet se Raporti Vjetor i Auditimit për vitin 2023 është dorëzuar në Kuvendin e Kosovës në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor.
Spanca ka bërë të ditur se raporti përfshin opinionin e auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore të Buxhetit të Kosovës për vitin 2023 dhe përmbledhjen e rezultateve kryesore të punës audituese për sezonin auditues 2023/2024.
Në komunikatë thuhet se ajo gjithashtu ka treguar se për RVA-në është dhënë opinion i modifikuar përkatësisht opinion i kualifikuar për shkak se vlera e gabimeve në disa komponente të Pasqyrave Vjetore Financiare për vitin 2023 ishte materiale.
“Zyra Kombëtare e Auditimit ka arritur që të përmbush planin vjetor për sezonin auditues 2023/2024, duke kryer gjithsej 126 auditime. Prej tyre, 86 auditime financiare dhe të pajtueshmërisë për organizatat buxhetore, 12 auditime të ndërmarrjeve publike, 14 auditime të performancës, nëntë auditime të projekteve të Bankës Botërore, si dhe pesë auditime të pajtueshmërisë. Në këto raporte janë identifikuar gjithsej 817 gjetje për të cilat kemi dhënë po aq rekomandime”, ka thënë ajo.
- Auditorja e Përgjithshme prezantoi edhe informatat lidhur me dërgimin e rasteve me elemente potenciale të veprës penale në Prokurorinë e Shtetit.
“Ajo tregoi se nga analizimi i 60 raporteve të auditimit financiar ku përfshihen ministritë, komunat dhe disa institucione të pavarura janë evidentuar 52 raste të dyshimit të cilat janë dërguar te Prokurori i Shtetit për trajtim të mëtutjeshëm”.
“Ndërsa Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, prezantoi rezultatet dhe rekomandimet e tri auditimeve të performancës: “Menaxhimi i pronave/tokave bujqësore të Institutit Bujqësor të Kosovës”, “Listat e pritjes në institucionet shëndetësore publike” si dhe “Menaxhimi i parkingjeve publike në qytetin e Prishtinës nga Ndërmarrja Publike Lokale Prishtina Parking”, thuhet tutje në komunikatë.
Të tjera
-
Limaj prezanton dy kandidatët për deputetë në Degën e Nismës në Suharekë
Kryetari i NISMA’s, Fatmir Limaj ka njoftuar për kandidaturen për deput...
-
Afaristi i mirënjohur shqiptar Shkëlqim Devolli uron Donald Trumpin për rizgjedhjen President i ShBA-së
Sipërmarrësi i njohur kosovar, Shkëlqim Devolli, i cili momentalisht është du...
-
LDK nesër nis turneun e ndryshimit, prezanton kandidatët për deputetë të Prishtinës, Abdixhiku: Plot vullnet e energji në ekipin organizativ
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se...
-
Policia kërkon ndihmë për kapjen një personi, dyshohet për veprën penale ‘’zjarrëvënie’’
Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e një personi. ...
-
Aksident me fatalitet në rrugën Korçë-Pogradec
Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 17:05, në aksin rrugor Korçë- Pogr...
-
Harris pranon humbjen, uron Trump përmes telefonatës
Zëvendëspresidentja Kamala Harris ka pranuar zyrtarisht zgjedhjet e vitit 202...
-
Shtuni: Nuk do të ishte gjëja më e favorshme nëse Grenell emërohet Sekretar Shteti e Kurti rizgjedhet Kryeministër
Donald Trump do të jetë president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjatë ...
-
Abdixhiku: Turneu i ndryshimit nis nesër në kryeqytet
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur s...
-
Kica-Xhelili thotë se Qeveria Kurti dështoi qëllimshëm në reformat në drejtësi
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka akuzuar qeverinë aktuale për dësh...
-
Çfarë do të bëjnë tani Harris dhe Biden – dhe kontrasti i fortë me Trumpin e vitit 2020
Pasi presidenti aktual, Joe Biden dhe zëvendespresidentja, Kamala Harris ka v...
-
Rutte uron Trumpin: Pres me padurim të punoj sërish me të
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se aleanca ushtarake ...
-
Nga 1 janari Zvicra e ndalon “Burkën” në hapësirat publike
Zvicra do ta ndalojë mbulimin e fytyrës në hapësirat publike. Ky vendim hy...