Lajme

Aktakuzë për korrupsion ndaj dy ish-ministrave

Autori: Gazeta inFokus 15:17 | 30 August 2024

Prokuroria Speciale ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër Vesel Krasniqit dhe Endrit Shalës, dy ish-ministrave të Qeverisë së Kosovës.

Prokuroria, në një komunikatë për media të premten, tha se i ka propozuar Gjykatës që të dyshuarve t’iu shqiptohet edhe dënimi plotësues i ndalimit të ushtrimit të funksioneve publike.

“Në mbështetje të nenit 62 të Kodit penal, PSRK ka propozuar që krahas dënimit kryesor, të pandehurve t’u shqiptohet edhe dënimi plotësues: Ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Speciale.

-Advertisement-

Endrit Shala dhe Vesel Krasniqi kishin shërbyer të dy si ministra të Tregtisë dhe Industrisë.

Shala e ka mbajtur këtë pozitë nga tetori i vitit 2018 deri në dhjetor të vitit 2019. Kryeministër i qeverisë në të cilën kishte shërbyer Shala, kishte qenë Ramush Haradinaj.

Ndërkaq, Krasniqi ka shërbyer si ministër i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Avdullah Hotit. Ai e ka mbajtur këtë pozitë për disa muaj, nga qershori deri në dhjetor të vitit 2020./Paparaci

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera