Kurti takoi gratë e Krushës së Vogël në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur
Autori: Gazeta inFokus 16:08 | 30 August 2024
Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi gratë e Krushës së Vogël, të cilat qeveria i ka mbështetur me masën për fuqizim ekonomik, njoftojnë nga zyra e kryeministrit.
Gjatë kësaj vizite, bëhet e ditur se Kurti shprehu mirënjohje për mikpritjen dhe takimin me 16 gra ndërmarrëse të këtij fshati, të cilat po vazhdojnë punën për rritjen e mirëqenies familjare.
Ai ritheksoi se familjet e të zhdukurve janë lart mes prioriteteve e në përkujdesjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Në vizitën e përbashkët me zëvendëskryeministren Donika Gërvalla, nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci, kryetarin e Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti dhe Edi Gusia, u.d. drejtore ekzekutive në Agjencinë për Barazi Gjinore, u bisedua për arritjet dhe planet e ardhshme të këtyre nismave të vetëpunësimit.
“Qeveria ka ndarë buxhet prej 500 mijë eurosh për zbatimin e kësaj mase për familjet që janë aktualisht në listën e pensioneve për personat e zhdukur gjatë luftës. Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, nëpërmjet Agjencisë për Barazi Gjinore, me Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, do të ndajë subvencione me qëllim të fuqizimit dhe pavarësimit ekonomik të grave dhe vajzave. Të drejtë aplikimi kanë personat fizikë, gra apo vajza që gëzojnë pension për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë, apo një anëtare (grua/vajzë) nga familja e ngushtë e personave që gëzojnë pension për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë, të cilat ndërmarrin nisma vetëpunësimi prej të cilave punësohen dhe sigurojnë mirëqenien familjare dhe/apo të të ardhurave për përmbushjen e nevojave bazike. Thirrja e dytë për aplikime është e hapur deri më 4 shtator 2024”, thuhet tuje në njoftim.
Të tjera
-
Behgjet Pacolli nuk ua jep rrogat, punëtorët ndalojnë punimet në aeroportin e Vlorës
Punimet për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, të cilat po kryhen nga kompania...
-
Dështon mbledhja e Komisionit për Buxhet, në rend dite ishin raportet vjetore të Trustit e BQK-së
Ka dështuar mbledhja e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere dhe e njëjta...
-
Musliu-Shoshi: Informojeni Glaukun se dialogu nuk është në ạrkivol, por më i fortë së kurrë
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, i është kundërpërgjigjur kryetarit ...
-
Vishaj: Situatë e qetë epidemiologjike me Covid-19 dhe me virusin e Nilit
Aktualisht, në vendin tonë, situata epidemiologjike me koronavirus dhe situat...
-
Richard Grenell: Do ta nxjerrim nga burgu Hashim Thaçin nëse fiton Donald Trump
Ish-emisari special presidencial për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ...
-
Deliu-Kodra i kërkon Bislimit të tregojë se çka ka folur me Lajçakun
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, i ka kërkuar ...
-
Kurti takon përfaqësuesit e agjencive të Kombeve të Bashkuara
Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lok...
-
E dhimbshme: Vdes një 12-vjeçar nga Malisheva
Një 12-vjeçar, nga Tërpeza e Poshtme e Malishevës ka vdekur. Lajmin e kanë...
-
Begaj: Thelbësor anëtarësimi i Kosovës në kartën e Adriatikut dhe NATO
Në Tiranë ka nisur këtë të mërkurë konferenca e 27-të e Shefave të Shtabit të...
-
Osmani: Nëse dikush bën dialog me Serbinë për Urën e Ibrit, e shkel sovranitetin dhe Kushtetutën
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kritikuar qasjen e Brukselit për sa i ...
-
Dy persona me kạllash grabisin një pompë derivatesh në Klinë, vidhen 3 mijë euro
Policia e Kosovës ka njoftuar sot për një grabitje të armatosur në fshatin Vo...
-
Policia shqiptoi mbi 2 mijë e 700 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...