Gjermania i ashpërson politikat e sigurisë dhe azilit, pas sulmit vdẹkjẹprurës në festival
Autori: Gazeta inFokus 20:48 | 29 August 2024
Koalicioni qeverisës i Gjermanisë u pajtua të enjten për t’i ashpërsuar politikat e sigurisë dhe të azilit, pas një sulmi vdekjeprurës me thikë.
Tre njerëz u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën në sulmin i cili ndodhi gjatë një festivali për shënimin e 650-vjetorit të qytetit Solingen. Shteti Islamik e mori përgjegjësinë për sulmin, pas të cilit Berlini u kritikua për politikat e saj të emigrimit.
Sulmi i ka thelluar mospajtimet politike në lidhje me rregullat e azilit dhe dëbimit, para zgjedhjeve shtetërore të muajit të ardhshëm në Gjermani, pasi i dyshuari për kryerjen e sulmit është një sirian, kërkesa e të cilit për azil nuk ishte pranuar.
Ndryshimet e së enjtes përfshijnë rregullore më të rrepta për armët. Ndër to edhe rregullore më të ashpra për bartje të armës, ndalimin e përgjithshëm të thikave me teh të gjatë dhe ndalim i rreptë i bartjes së thikave në ngjarje si, festivale popullore, ngjarje sportive dhe panaire të tregtisë.
Rregullorja e re parasheh gjithashtu që agjencitë e reja federale të kryejnë kontrolle të së kaluarës për ata që duan të zotërojnë armë, në mënyrë që ekstremistëve të mos u lejohet bartja e armëve.
Berlini do t’i ashpërsojë edhe ligjet dhe procedurat për azil dhe banim, përfshirë duke e ulur pragun për “dëbimin të rreptë” për ata të cilët kryejnë krim me armë apo me mjet të rrezikshëm.
Kriteret për heqjen e statusit të azilantit apo refugjatit do të ashpërsohet. Do të ketë ndëshkime më të rënda për krime serioze, përfshirë edhe për të pandehurit e ri në moshë.
Azilkërkuesve do t’u ndalohen benefitet në Gjermani, nëse ata gëzojnë të tilla edhe në vendet e tjera evropiane. Ndërsa, refugjatët të cilët udhëtojnë në vendet e tyre pa pasur arsye të mëdha, rrezikojnë ta humbin statusin e tyre për mbrojtje, thuhet në dokumentin e qeverisë gjermane. Ky rregull nuk vlen për refugjatët ukrainas. /REL
Të tjera
-
Vishaj: Situatë e qetë epidemiologjike me Covid-19 dhe me virusin e Nilit
Aktualisht, në vendin tonë, situata epidemiologjike me koronavirus dhe situat...
-
Richard Grenell: Do ta nxjerrim nga burgu Hashim Thaçin nëse fiton Donald Trump
Ish-emisari special presidencial për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ...
-
Deliu-Kodra i kërkon Bislimit të tregojë se çka ka folur me Lajçakun
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, i ka kërkuar ...
-
Kurti takon përfaqësuesit e agjencive të Kombeve të Bashkuara
Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lok...
-
E dhimbshme: Vdes një 12-vjeçar nga Malisheva
Një 12-vjeçar, nga Tërpeza e Poshtme e Malishevës ka vdekur. Lajmin e kanë...
-
Begaj: Thelbësor anëtarësimi i Kosovës në kartën e Adriatikut dhe NATO
Në Tiranë ka nisur këtë të mërkurë konferenca e 27-të e Shefave të Shtabit të...
-
Osmani: Nëse dikush bën dialog me Serbinë për Urën e Ibrit, e shkel sovranitetin dhe Kushtetutën
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kritikuar qasjen e Brukselit për sa i ...
-
Dy persona me kạllash grabisin një pompë derivatesh në Klinë, vidhen 3 mijë euro
Policia e Kosovës ka njoftuar sot për një grabitje të armatosur në fshatin Vo...
-
Policia shqiptoi mbi 2 mijë e 700 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Pejxherët që shpërthyen në Liban dhe Siri u prodhuan në Hungari, thotë kompania tajvaneze
Kompania tajvaneze Gold Apollo ka thënë të mërkurën se ka autorizuar përdorim...
-
Gjykimi për tẹrrorizëm, dëshmitarja thotë se paratë e gjetura në çizme janë të saj dhe s’kanë të bëjnë me të birin
Dëshmitarja Amella Skenderi gjatë dhënies së dëshmisë në procesin gjyqësor nd...
-
Petkoviq: Çka na duhet dialogu nëse Kosova refuzon të bisedojë për tema që ne duam
Pas raundit të ri të të dialogut në Bruksel kryenegociatori serb Petar Petkov...