Sarrazin thotë se po e lë Kosovën i shqetësuar: Nuk e kemi arritur qëllimin për bashkëpunim rajonal
Autori: Gazeta inFokus 18:40 | 29 August 2024
Përfaqësuesi Special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka theksuar se mënyra e vetme për vendet e Ballkanit është bashkëpunimi rajonal, teksa ka thënë se po e lë Kosovën i shqetësuar sepse “nuk jemi ende aty”.
Sarrazin ka kërkuar kompromis dhe gatishmëri për koncesion në marrëveshje politike të cilat, siç tha, nuk janë të lehta as për Serbinë dhe as Kosovën.
Ai ka theksuar se Procesi i Berlinit është kyç për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe se pret rezultate konkrete para samitit që do të mbahet me 14 tetor, në 10 vjetorin e këtij procesi.
“Një ndër punët e mija kryesore në Qeverinë Gjermane është përgatitja e Procesit të Berlinit. Do të jetë 10 vjetori i këtij procesi, i cili u nis për të rritur bashkëpunimin rajonal. Ideja është që gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të përafrohen me BE-në. Për këtë, bashkëpunimi rajonal është shumë i rëndësishëm”.
Ai ka thënë se pas vizitës në Prishtinë, do të vazhdojë me vizita ditëve të ardhshme edhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor për të përgatitur rezultate konkrete.
“Kufijtë po bëhen më pak të rëndësishëm, tregtia, zhvillimi ekonomik dhe bashkëpunimi janë të rëndësishëm për këtë. Kam vizituar Prishtinën sot dhe do të vazhdoj me vizita ditëve të ardhshme në Ballkanin Perëndimor për të përgatitur rezultate konkrete për njerëzit e Ballkanit që të kthehen në rrugë për të ecur përpara. Na duhet kompromis dhe gatishmëri për koncesion për marrëveshje politike të cilat nuk janë të lehta as për Serbinë dhe as Kosovën”.
“Po iki i shqetësuar që nuk jemi aty ende. Nëse nuk marrim rezultate më të mira para samitit më 14 tetor, jam i shqetësuar se nuk e kemi arritur qëllimin tonë që bashkëpunimi rajonal, tregu i përbashkët rajonal është formati i duhur për të arritur rezultate konkrete për njerëzit e Ballkanit”, ka thënë Sarrazin, raporton EO.
Sarrazin ka thënë se ka folur me kryeministrin Kurti për këtë dhe se s’do të ndalet së foluri edhe me liderët e tjerë ballkanas për arritjen e Procesit të Berlinit dhe bashkëpunimin rajonal.
Të tjera
-
Richard Grenell: Do ta nxjerrim nga burgu Hashim Thaçin nëse fiton Donald Trump
Ish-emisari special presidencial për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ...
-
Deliu-Kodra i kërkon Bislimit të tregojë se çka ka folur me Lajçakun
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, i ka kërkuar ...
-
Kurti takon përfaqësuesit e agjencive të Kombeve të Bashkuara
Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lok...
-
E dhimbshme: Vdes një 12-vjeçar nga Malisheva
Një 12-vjeçar, nga Tërpeza e Poshtme e Malishevës ka vdekur. Lajmin e kanë...
-
Begaj: Thelbësor anëtarësimi i Kosovës në kartën e Adriatikut dhe NATO
Në Tiranë ka nisur këtë të mërkurë konferenca e 27-të e Shefave të Shtabit të...
-
Osmani: Nëse dikush bën dialog me Serbinë për Urën e Ibrit, e shkel sovranitetin dhe Kushtetutën
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kritikuar qasjen e Brukselit për sa i ...
-
Dy persona me kạllash grabisin një pompë derivatesh në Klinë, vidhen 3 mijë euro
Policia e Kosovës ka njoftuar sot për një grabitje të armatosur në fshatin Vo...
-
Policia shqiptoi mbi 2 mijë e 700 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Pejxherët që shpërthyen në Liban dhe Siri u prodhuan në Hungari, thotë kompania tajvaneze
Kompania tajvaneze Gold Apollo ka thënë të mërkurën se ka autorizuar përdorim...
-
Gjykimi për tẹrrorizëm, dëshmitarja thotë se paratë e gjetura në çizme janë të saj dhe s’kanë të bëjnë me të birin
Dëshmitarja Amella Skenderi gjatë dhënies së dëshmisë në procesin gjyqësor nd...
-
Petkoviq: Çka na duhet dialogu nëse Kosova refuzon të bisedojë për tema që ne duam
Pas raundit të ri të të dialogut në Bruksel kryenegociatori serb Petar Petkov...
-
Microsoft: Hakerat rusë kanë shënjestruar fushatën e kandidates Kamala Harris
Gjiganti i teknologjisë Microsoft deklaroi se hakerat rusë kishin në shënjest...