Lajme

Diaspora voton më 8 shkurt

Autori: Gazeta inFokus 15:53 | 29 August 2024

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka dhënë detaje për votimin që do të bëhet edhe për diasporën në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të vitit 2025.

Ai ka theksuar se votimi për diasporën do të zhvillohet një ditë më herë, pra 8 shkurt.

“Ju njoftoj se në mbledhjen e 46-të, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për miratimin e listës së Qendrave të Votimit në përfaqësi diplomatike, numrit të vendvotimeve dhe numrit maksimal të votuesve në secilën prej tyre, të cilët mund të regjistrohen për të votuar në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës”.

-Advertisement-

“Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, votimi në përfaqësi diplomatike organizohet një ditë para ditës së zgjedhjeve në Kosovë, pra më 8 shkurt 2025, nga ora ora 07:00 deri në orën 19:00, sipas orës lokale të vendit përkatës”, ka thënë Elezi.

Komisioni Qendror i zgjedhjeve në mbledhjen e radhës (29 gusht) ka miratuar listën e qendrave të votimit jashtë Kosovës.

47 mijë njerëz jashtë Kosovës do të mund të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, njofton Klankosova.tv.

Më parë, ministria e Punëve të Jashtme kishte propozuar që ky numër të shkonte deri në 300 mijë. Jashtë shtetit të Kosovës, mund të votohet në 35 qendra votimi (ambasada, konsullata).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera