Miratohet projektligji për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor
Autori: Gazeta inFokus 11:14 | 28 August 2024
Në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën, u miratua projektligji për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, deklaroi se me anë të këtij projektligji, do të rregullohet edhe çështja e mbledhjes së kontributeve nga qytetarët për Fondin e sigurimeve.
Madje, ministri tha se me miratimin e këtij projektligji, për herë të parë do të përcaktohen edhe rregullat për listën e barnave të rimbursueshme.
“Kjo nismë ligjore është paraprirë nga një proces i detajuar planifikimi, analizimi por edhe diskutimi. Me këtë nismë themelohet fondi i sigurimit të detyrueshëm shëndetësor i Republikës së Kosovës. Për herë të parë përcakton rregullat për listën e barnave të rimbursueshme që do të transformojë rrënjësisht mbështetjen që shteti jep për qytetarët. Me këtë projektligj po rregullohen edhe çështjet e mbledhjes së kontributeve nga qytetarët për fondin e sigurimeve dhe këto kontribute do të jenë një nga burimet e rëndësishme të financimit të shëndetësisë në të ardhmen e afërt”, ka thënë Vitia.
Më tej, Vitia konsideroi që ky projektligj është moment vendimtar për Kosovën, përfshirë këtu edhe ngritjen e sistemit shëndetësor në një nivel të ri.
“Konsideroi që ky është një moment vendimtar për vendin tonë, për marrëdhënien qytetar-shtet dhe për ngritjen e sistemit shëndetësor në një nivel të ri. Zbatimi i këtij ligji do të jetë një nga sfidat më domethënëse të qeverisjes sonë dhe me të po japim në të tashmen mbështetjen më të madhe për shëndetësinë dhe për të ardhmen qëndrueshmërinë e shpenzimeve për çështjen e shëndetit”, ka theksuar tutje ministri.
Të tjera
-
Tre të vdẹkur brenda 24 orëve në Kosovë
Tre persona janë raportuar të vdekur brenda 24 orëve në raportin e policisë. ...
-
Rrjedhja e dokumenteve zbulon fushatën dezinformuese të Rusisë/ Skema si Moska synonte të njolloste Ukrainën dhe qeveritë perëndimore që e mbështesin
Një sasi e madhe e të dhënave që rrodhën nga një fushatë dezinformuese e Rusi...
-
Paketa të dyshimta iu dërguan zyrtarëve zgjedhorë në të gjithë Amerikën
FBI-ja dhe Departamenti Amerikan i Postës po hetojnë paketat e dyshimta të ma...
-
Krasniqi: Kurti propagandën e ka mjeshtri, veriu është instrumentalizuar për qëllime elektorale
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se...
-
Dialogu Kosovë-Serbi, pa takim të përbashkët në Bruksel – çfarë tha Lajçak e Bislimi?
Të martën në Bruksel, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi u takua me Përfaqës...
-
Estonezja Kallas do ta udhëheqë dialogun Kosovë-Serbi, sllovenja Kos në krye të Komisionit për Zgjerim
Estonezja Kallas do ta udhëheqë dialogun Kosovë-Serbi, sllovenja Kos në krye ...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot vazhdon procesi gjyqësor nda...
-
Ngjarjet e paralajmëruara për sot
Disa nga ngjarjet e paraljmëruara për sot. Vazhdon procesi gjyqësor në ras...
-
BERZH sot nis linjën e re të kredisë për bankat vendase
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) sot nis linjën e re të kre...
-
Cani: Nëse s’plotësohen kërkesat e Gjermanisë e Francës, mund të ketë edhe sanksione të tjera
Cani: Nëse s’plotësohen kërkesat e Gjermanisë e Francës, mund të ketë edhe sa...
-
Moti sot i vranët dhe me shi
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se sot do të mbajë mo...
-
E konfirmon Albulena Haxhiu: Ura u diskutua në Bruksel
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi sonte se në Bruksel është f...