Lajme

Bajqinovci: Gjatë qeverisjes së Kurtit, Kosova ka shënuar përparime gjigante

Autori: Gazeta inFokus 23:05 | 26 August 2024

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci thotë se gjatë qeverisjes së Albin Kurtit, Kosova ka shënuar përparime gjigante të papara deri më tash në arenën ndërkombëtare, duke dëshmuar një angazhim të palodhur për zhvillim dhe progres.

Përmes një shkrimi, Bajqinovci liston siç i quan ai “përparimet gjigante”, gjatë Qeverisë Kurti.

“Ngjitje prej 21 vendesh në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit sipas Transparency International. Sipas raportit të Freedom House 2023, jemi të parët në Ballkanin Perëndimor, të dytët në Evropë dhe të tretët në botë për përmirësim në të drejtat politike dhe liritë civile. Kryesojmë në Ballkanin Perëndimor për rritjen e grumbullimit të të hyrave sipas raportit të FMN-së për vitin 2022.

-Advertisement-

Të parët në Ballkanin Perëndimor për sundimin e ligjit, sipas raporteve të World Justice Project për vitet 2021 dhe 2022. Në mesin e nëntë vendeve të botës që kanë shënuar përparim të vazhdueshëm në demokraci, sipas raportit të V-Dem. Pakoja më e madhe mbështetëse për qytetarët në Ballkan për përballjen me inflacionin dhe krizën energjetike, sipas Bankës Botërore. Përmirësim nga grupi C në Grupin B në Indeksin e Maturitetit të Teknologjisë për Qeverisje, sipas Bankës Botërore. Raporti i Bashkimit Evropian për Vendin i vitit 2022 ishte më i miri ndonjëherë”, thotë ai.

Sipas tij, këto arritje dëshmojnë përkushtimin e institucioneve tona për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe për të avancuar pozitën e Kosovës në skenën ndërkombëtare.

“Mos të harrojm raportet në kohën e opozitës ishin tmerrësisht të kqija”, thotë tutje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera