Lajme

Gjuriq: Për Serbinë mesazh i keq që Kurti ka marrë pjesë në Konventën e Demokratëve në SHBA

Autori: Gazeta inFokus 09:38 | 21 August 2024

Pas pjesëmarrjes së Kryeministrit Kurti në Konventën e Demokratëve në Çikago dhe ngjarjet e organizuara nga NDI, nuk ka vonuar reagimi negativ i ministrit të jashtëm serb Marko Gjuriq në lidhje me këtë.

Gjuriq ka thënë për televizionin publik serb, RTS, se “ka qenë i shqetësuar” kur parë se “një njeri që shkel në këtë mënyrë të drejtat kolektive të njeriut jo vetëm të serbëve, por edhe të komuniteteve të tjera në Kosovë, ka mundësinë që ta shfrytëzojë një tubim të tillë për propagandën e tij politike”, transmeton Paparaci.

Por, siç pas fjalëve të tij, “nga vendi që ka zënë Kurti në sallë gjatë panelit, se nuk ka takime zyrtare me askënd, shihet se nuk ka asnjë ndikim”.

-Advertisement-

“Mirëpo është një mesazh i keq që ai është atje”, ka vazhduar Gjuriq.

Shefi i diplomacisë serbe ka pretenduar se i ka shprehur “shqetësimet e tij në një bisedë cilësore” dhe ka shtuar se “bashkëpunimi i rëndësishëm për Serbinë mes Serbisë dhe NDI-së do të vazhdojë edhe në të ardhmen”.

Ai ka thënë se ka paraqitur këndvështrimin dhe qëndrimin e Serbisë dhe se ka paraqitur arsyet pse Beogradi mendon se “pjesëmarrja e Kurtit nuk është e duhur”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera