Cristiano Ronaldo ka kontratë martesore me Xhorxhinën, ja sa humbet nëse ndahet
Autori: Gazeta inFokus
15:50 | 20 August 2024
Superylli i futbollit Kristiano Ronaldo dhe e dashura e tij, Xhorxhina Rodrigez, janë një nga çiftet e ëndrrave në botën e sportit. Së bashku, ata të dy kanë mbi 700 milionë ndjekës në “Instagram” dhe postojnë vazhdimisht foto të lumtura. Siç raportohet tani, një ndarje do t’i kushtonte shtrenjtë Ronaldos.
Luzitani dhe Xhorxhina janë në një lidhje që nga viti 2017. Supermodelja dhe ylli botëror u njohën në vitin 2016 në një dyqan “Gucci” në Madrid, ku ajo punonte si shitëse. Tashmë ata të dy janë çift prej shtatë vitesh. Sipas revistës portugeze “TV GUIA”, ka një marrëveshje kontraktuale që rregullon bashkëjetesën e tyre.
Ndër të tjera bëhet fjalë edhe për faktin se Rodrigez do të kishte stabilitet financiar në rast ndarjeje. Për të qenë më të saktë, nëse dashuria e tyre dështon, Ronaldo do të duhej të transferonte një shumë të përjetshme prej gati 100 mijë euro në muaj te Rodrigez.
Ajo do të bëhej edhe pronare e vilës së Ronaldos në Madrid. Prona prej 950 metrash katrorë ndodhet në një parcelë prej 4000 metrash katrorë, Ronaldo e bleu pronën në vitin 2010 për 5 milionë euro. Klauzolat e dashurisë thuhet se janë vendosur menjëherë pas lindjes së vajzës së tyre të parë Alana Martina.
Së bashku ata kanë dy fëmijë. Ronaldo ka gjithashtu djalin Kristiano Xhunior (nënë e panjohur për publikun) dhe binjakët Eva dhe Mateo, të cilët kanë lindur nga një nënë surrogate. Një gjë është e qartë: pasuria e Ronaldos vlerësohet në rreth 650 milionë euro. Në klubin e tij aktual Al-Nasr në Arabinë Saudite, ai thuhet se mbledh rreth 200 milionë euro në vit, duke e bërë atë futbollistin më të paguar në botë.

T� tjera
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...



































