Kurti nga SHBA: Ura e Ibrit duhet hapur sa më parë, nuk lejojmë zvarritjen
Autori: Gazeta inFokus 18:52 | 19 August 2024
Kryeministri Albin Kurti sërish është deklaruar për hapjen e urës mbi lumin Ibër duke pohuar se “jemi vonuar sa i përket kësaj çështje”.
Ai tha se ura është dashur të hapet para 25 viteve, atëherë kur është çliruar Kosova.
“Nuk është dashur të jetë e mbyllur kur u pavarësua Kosova para 16 viteve, ajo është dashur të jetë e hapur edhe para 8 viteve në bazë të marrëveshjes së Brukselit, planit të zbatimit. Kësisoj ne jemi trefish të vonuar për shumë vite dhe ajo çfarë duhet të bëjmë është veçse lëvizje e lirë për të gjithë në të dy anët e lumit Ibër. Të kenë sundim të ligjit që nuk e përjashton askënd dhe kjo paraqet vetë frymëmarrjen e shtetit demokratik. Duhet të na mirëkuptoni që ne nuk mund të themi se sundimi i ligjit dhe lëvizja e lirë vlejnë gjithandej Kosovës për të gjithë, përveç se në urën kryesore në lumin Ibër”, tha Kurti në një lidhje direkte nga Çikago për Zërin e Amerikës.
Kurti tutje tha se janë duke i dëgjuar me vëmendje të gjitha vërejtjet dhe sygjerimet nga partnerët ndërkombëtarë.
“Jemi duke i dëgjuar me vëmendje të gjitha vërejtet dhe sygjerimet. Kurrë nuk kam pasur më shumë konsultime dhe koordinim dhe jam optimist se do ta kemi edhe sundimin e ligjit e lirinë e lëvizjes në njërën anë e paqen, sigurinë në anën tjetër. Hapja e urës nuk është kundër askujt, është për komunitetin serb për shqiptarët, për boshnjakët dhe për të gjithë pakicat. Evropa i ka shembur të gjitha muret, ne jemi në Evropë dhe duhet ta hapim edhe këtë urë”.
Kryeministri u shpreh se nuk do të lejojnë që kjo çështje të zvarritet pafundësisht derisa insistoi se ura duhet hapur.
“Ne jemi të interesuar që hapjen e urës ta bëjmë në bazë të planit që e kemi ndarë së bashku me aleatët amerikanë dhe evropianë. Kemi zhvilluar konsultime me serbët në veri të Kosovës, edhe në jug, me shqiptarët e komunën veriore e jugore. E kemi testuar qëndrueshmërinë e urës dhe po e bëjmë një dizajnim, zbukurim sepse duhet të kujdesemi për pamjen vizuele të kësaj ure. Duam që ta bëjmë sa më parë por as nuk do ti befasojmë partnerët në njërën anë e as nuk do të mund të lejojmë që kjo çështje të zvarritet pafundësisht. Vullnetin e qëllimin e kemi të mirë. Është e dobishme për të gjithë hapja e kësaj ure”.
Të tjera
-
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë të ditur se sot parashikohet ...
-
Majorja Manushaqe Nura largohet nga ushtria: FSK-ja do të mbetet shtëpia ime e dytë
Manushaqe Nura është përshëndetur sot nga Forca e Sigurisë së Kosovës. Epr...
-
Hovenier ndan mesazh nga Prishtina për zgjedhjet amerikane presidenciale
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka ndarë një mesazh nga Pri...
-
ASK: Shtrenjtohen qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Çmimi i qumështit, vezëve dhe mjaltës ka shënuar ngritje për 4. 7 për qind në...
-
Më pak se 24 orë nga zgjedhjet në SHBA/ Trump dhe Harris përgatisin ekipet ligjore në rast të kontestimeve të rezultatit
Amerikanët do të votojnë të martën për të zgjedhur se kush do të drejtojë Sht...
-
Elezi: Procesi i përgatitjes për zgjedhjet e 9 shkurtit sipas planit
Komisioni Qendror Zgjedhor po vazhdon me procedurat përgatitore për zgjedhjet...
-
AUV: 42 raste me 264 krerë gjedhe të infektuara me tuberkuloz
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës ka njoftuar se pas aplikimit t...
-
Haradinaj tregon se kur do të jetë fundi i tij në politikë
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar se rr...
-
BE-ja, Koreja e Jugut kërkojnë largimin e trupave koreano-veriore nga Rusia
Koreja e Jugut dhe Bashkimi Evropian dënuan furnizimin e Moskës me armë nga K...
-
Rrahmani: Nuk kemi qëndrim ende për buxhetin e vitit 2025
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen të hënën, më 11 nëntor, për të...
-
Kurti: Përveç Serbisë, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor ose janë pjesë e NATO-s ose e kanë NATO-n brenda tyre
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në edicionin e ...
-
Haradinaj: Akuzat ndaj shqiptarëve në Hagë janë të pavërteta, të fabrikuara, të pabaza e të ngarkuara politikisht
Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj...