Tre sektorët me mungesë më të madhe fuqie punëtore në Gjermani
Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 16 August 2024
Dihet se mungesa e fuqisë punëtore do ta prekë rëndë Gjermaninë vitet e ardhshme. Sipas një studimi të ri kjo mungesë do të ndjehet në sektorin e tregtisë, të kopshte të fëmijëve dhe tek puna sociale.
Sipas një studimi të fundit të Institutit të Ekonomisë Gjermane në Këln, IW, mungesa e fuqisë punëtore që në vitin 2027 do të jetë shumë e ndjeshme në sidomos në sektorin e shitjeve në të gjithë Gjermaninë. 37.000 vende pune do të mbeten të pazëna, sepse nuk do të ketë mjaftueshëm fuqi punëtore të kualifikuar, thuhet. “Kush dëshiron në të ardhmen që në blerje të këshillohet nga një shitëse e specializuar duhet të presë më gjatë”, theksohet në studim.
Po kaq i madh është boshllëku i fuqisë punëtore edhe tek kujdesi i fëmijëve- Megjithëse numri i edukatoreve dhe edukatorëve të kopshtit nga viti 2022-deri në vitin 2027 do të rritet me 26% në 800.000 të punësuar, nevoja reale nuk plotësohet dot pasi kërkesat do të rriten më shumë. Pasoja: Në vitin 2027 do të ketë 27.600 vende të pazëna. Tek nevojat për punonjës socialë e pedagogjikë boshllëku për fuqi punëtore në vitet e ardhshme do të mbushet disi, por sërish me 22.200 vende të pazëna, mungesa e punonjësve sociale do të jetë e treta në renditjen e nevojave për fuqi punëtore deri në vitin 2027. Pas tyre renditen menjëherë infermierët e punonjësit shëndetësorë me 20.300 forca të munguara dhe informaticienët me 19.000 vende të pazëna.
Falë imigrimit në rritje kjo mungesë mund të zbutet disi, pasi nëse ky trend vazhdon atëherë mund të vijnë si fuqi punëtore rreth 285.000 vetë në vit në Gjermani. “Që sot kompanitë e dinë se sa të rëndësishëm janë punoënjësit nga jashtë”, thotë eksperti i IW dhe autori i studimit, Alesander Burstedde- “Studimi ynë tregon, se një integrim i mirë në treg mbart shanse të mëdha”, citon DPA ekspertin e ekonomisë. Studimi tregon, se ka shumë rëndësi forcimi i imigracionit të kualifikuar dhe njohja më e shpejtë e certifikatave të kualifikimit nga jashtë. Për studimin u përgatit një model, që ka marrë për bazë në mënyrë empirike trendet e viteve 2016 deri në vitin 2022 dhe i ka zhvilluar ato më tej./dw
Të tjera
-
Presidentja Osmani nuk i beson Vuçiqit i cili kërkoi kthimin e serbëve në polici dhe gjyqësi: Retorikë për ta tërhequr vëmendjen
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë kërkesat e presidentit serb, Aleksandër Vuç...
-
Ky është personi që kërkohet për një vjedhje grabitqare, Policia kërkon ndihmë për kapjen e tij
Policia e ka publikuar fotografinë e një personi që dyshohet për vjedhje grab...
-
Kryeministri Kurti të enjten në Bruksel, të njëjtën ditë Von Der Leyen shton drekë për liderët e Ballkanit
Kryeministri Albin Kurti është një nga folësit në një ngjarje të organizuar n...
-
Bislimi: Petkoviq kushtëzoi agjendën e takimit trilateral me kërkesa të papranueshme për Kosovën
Besnik Bislimi, kryenegociatori i Kosovës në dialogun Kosovë, ka thënë se tak...
-
Pa takim trilateral në Bruksel, ZKM njofton çfarë folën Bislimi e Lajçak, përmendet edhe Ura e Ibrit
Zëvendëskryeministri Besnik Bislim, u takua në Bruksel me Përfaqësuesin Speci...
-
BPRG: Kosova meriton përfaqësim të plotë në CEFTA, heqja e ndalesës për mallrat serbe do të ulë edhe tensionet
Balkans Policy Research Group përmes një komunikate për media ka thënë se Kos...
-
Këshilltari i Bislimit thotë se s’ka pasë takim trepalësh në Bruksel
Kanë përfunduar takimet në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel pa një takim...
-
Vetëdorëzohet në Prokurorinë Speciale i akuzuari për drogë e armëmbajtje pa leje, lirohet pasi dha dorëzani 30 mijë euro
Është vetëdorëzuar në Prokurorinë Speciale i pandehuri mbi të cilin rëndojnë ...
-
Miratohet raporti mbikëqyrës i zbatimit të Ligjit për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mb...
-
Trepça e pezullon edhe një punëtor nga puna, shkak mosrespektimi i rregullave të punës
Ndërmarrja Trepça Sh.A. sot më 17 shtator e ka larguar përkohësisht nga puna ...
-
Osmani sot pjesë e ceremonisë së shënimit të 25 vjetorit të NDI-së në Kosovë
Presidentja Vjosa Osmani do të marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 25 vje...
-
Nuk pati njoftim për takim me Kurtin në zyrë, ministrja gjermane thotë se ia bëri te qartë “qeverisë” kërkesat për CEFTA
Ministrja gjermane e Shtetit për Europën, Anna Luhrmann, ka qëndruar në Kosov...