Lajme

URA E SOVRANITETIT

Autori: Gazeta inFokus 16:30 | 15 August 2024

Shkruan: Shklëzen Maliqi

Pse Perëndimi i thotë Kurtit: “Ke të drejtë për urën, duhet të hapet, por ki durim, mos e hap tash dhe pa konsultime me neve?” Pse kështu? Çfarë halli ka Perëndimi që nuk i bindet diçkaje për të cilën Kurtit i thotë se ka të drejtë?

E thanë ambasadorët se ura s’duhet të hapet njëanshëm, por në kuadër të dialogut. Është pjesë e paketës që quhet Marrëveshja ë Ohrit, tashmë gojarisht e dakorduar, por që do të zbatohet me dinamikën që i obligon të dy palët. Thënë më thjeshtë, Kurti e ka për obligim parësor dërgimin e projektit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës që parimisht e ka aprovuar. Vetëm ta dërgoj për vlerësim, jo edhe ta themelojë asociacionin, kjo vjen më vonë pasi që edhe Serbia i bënë hapat e saj për shtendosje dhe normalizim të marrëdhënieve me Kosovën. P.sh. Serbia e ka për obligim që t’ia dorëzojë heuesisë së Kosovës Millan Radoiçiqin.

-Advertisement-

Pse është i rëndësishëm ky zbatimi në paketë, dhe jo sipas dëshirave të palëve? Sepse dialogu është proces në kushtet kur mungon mirëbesimi, dhe deri më tash janë bërë shumë obstrukcione të dialogut nga të dy palët.

Nëse është deri diku i kuptueshëm mosbesimi i Kurtit ndaj Vuçiqit, nuk do të duhej të kishte mosbesim ndaj partnerëve perëndimor. Por te kjo ai nuk e ka rekordin e besueshmërisë. Gjatë karrierës së tij 25 vjeçare vazhdimisht ka qenë mosbesues ndaj Perëndimit, nga Rambujea e deri më sot, pa e qëlluar asnjëherë si do të dalin punët. Parimisht ishte largëpamës, por miop për proceset reale. E vërteta me aletët Perendimor gjithnjë ka qenë e tillë: jemi sfiduar me situata shumë më të vështirë në negociatave (Rambujea, Viena etj.), që tejkaloheshin me kompromise, jo me përulje, dhe nuk u mashtruam asnjëherë nga aleatët.

Ç’është sot kjo dalldi me e sfidu konfliktin me KFOR-in, që po e përhapin radikalët e  Vetëvendosjes? KFOR-i është garantues i sigurisë në Kosovë dhe përgjegjës për Urën e Mitrovicës. Nëse Kurti tenton të demonstrojë se si kryeministër atij i takon fuqia e sovranit të Kosovës, të gjithë, madje edhe Kryetarja e Kosovës Osmani, po aq sovrane sa ai, ia kujtojnë se rolin e sovranit për Urë dhe në përgjithësi e ka KFOR-i, se vetëm me lejen e Perëndimit që organizon dialogun realizohet ajo çka edhe neve të gjithë të tjerët e dimë se është e drejtë. Kurti e ka më mirë që të përqendrohet në paketën e obligimeve që i ka në listën e aprovuar në dialog, ku ai mund të blej kredita për të mbetur në pushtet dhe hapur urat e tjera të ardhmërisë për Kosovën, në çka deri tash ka dështuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera