Lajme

Mickoski: Ish-zyrtarët e lartë po provokojnë konflikte ndëretnike

Autori: Gazeta inFokus 13:14 | 15 August 2024

Kryeministri i Maqedonusë se Veriut. Hristijan Mickoski, ka deklaruar sot se qeveria ka indikacione se struktura të caktuara me kapital të madh po tentojnë të shkaktojnë incidente dhe konflikte ndëretnike.

Kryeministri Mickovski apeloi tek opinioni që të qëndrojë i qetë dhe të mos u nënshtrohet provokimeve dhe theksoi se autorët e këtyre provokimeve do të mbajnë përgjegjësi para organeve kompetente.

“Kemi indikacione për elementë që kanë në dispozicion miliona para. Disa prej tyre janë zyrtarë të lartë në ish-qeveritë që po përpiqen të mobilizojnë njerëzit në terren. Në pjesën më të madhe, ata përpiqen të manipulojnë dhe ajo që më shqetëson, ata përpiqen të provokojnë një konflikt etnik. Domethënë të destabilizojmë harmoninë ndëretnike në Maqedoni, këtë nuk do ta lejojmë”, tha Mickoski.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera