KQZ-ja miraton Rregulloren për fushatën zgjedhore, monitorimin dhe deklarimin financiar
Autori: Gazeta inFokus 13:08 | 15 August 2024
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar të enjten Rregulloren Zgjedhore për fushatën e zgjedhjeve, monitorimin dhe deklarimin financiar, raporton Ekonomia Online.
Paraprakisht, gjatë mbledhjes në draftin e rregullores është përditësuar neni 7 – Materialet e fushatës së zgjedhjeve – përkatësisht te pika 2.6 është shtuar se “ndalohet vendosja e materialit nga subjektet politike në ndërtesa apo objekte të banimit pa pëlqimin e banorëve dhe pa kontraktim”.Me 8 vota për rregullorja u votua me këtë ndryshim.
Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, Besnik Buzhala tha se janë audituar 54 subjekte politike.
“Sa i përket të hyrave dhe shpenzimeve të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, 15 subjekte politike kanë realizuar të hyra në vlerën katër milionë e 653 mijë e 964 euro. Ndërsa, kanë shpenzuar tre milionë e 460 mijë e 379 euro. Ndërsa, sa i përket shpenzimit të mjeteve për pesë subjektet më të mëdha politike, AAK ka shpenzuar buxhetin në masën 95,72 për qind, Lista Serbe në masën 82, 68 për qind, LDK në masën 59, 71 për qind, PDK në masën 75,41 për qind dhe Lëvizja Vetëvendosje në masën 69,18 për qind”, deklaroi ai.
Buzhala deklaroi se gjatë vitit të kaluar kanë pranuar donacione 11 subjekte politike.
“Sa i përket donacioneve në vitin 2023, nga 54 subjekte politike gjithsej 11 subjekte politike kanë pranuar donacione. Do të thotë prej datës 1 janar 2023 deri më datën 31 dhjetor 2023 në vlerën totale 154 mijë e 105 euro. Subjekti politik Aleanca Kosova e Re gjatë vitit 2023 ka pranuar shumën më të madhe të donacioneve në vlerën 49 mijë e 640 euro. Pastaj e dyta është Lidhja Demokratike e Kosovës në vlerën 39 mijë e 488 euro. Partia Socialdemokrate 23 mijë e 306 euro dhe Lëvizja Vetëvendosje 22 mijë e 366 euro”, theksoi ai.
Ndërsa, ka treguar se Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike gjatë vitit të kaluar ka gjobitur 14 subjekte politike.
“Zyra pas pranimit të raportit të raporteve përfundimtare të auditimit ka gjobitur 14 subjekte politike. Ku nga këto shtatë subjekte politike përfaqësohen në Kuvendin e Kosovës dhe shtatë subjekte politike nuk përfaqësohen në Kuvendin e Kosovës. Sa i përket kategorive të shkeljeve, mos deklarim në shfrytëzim të zyrave ose mos ofrim të dokumentacionit janë gjobitur pesë subjekteve politike për mos dorëzim të raporteve në datën 1 mars 2024, ashtu siç përcaktohet me Ligjin për Financimin e Subjekteve Politike janë gjobitur tri subjekte politike, për pranim të dokumentacioneve në kundërshtim me Ligjin për Financim të Subjekteve Politike janë gjobitur tri subjekte politike, për shfrytëzimin e mjeteve financiare në kundërshtim me Ligjin për Financim janë gjobitur tri subjekte politike, shpenzime të pambështetura me dokumentacion janë gjobitur tri subjekte politike, mos ofrim të dokumentacionit për auditor janë gjobitur dy subjekte politike dhe një subjekt politik është gjobitur për mos publikim të raporteve financiare në ueb faqen zyrtare të subjektit politik”, përfundoi ai.
Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë pasur vërejtje për ligjin, i cili mundëson auditimin e subjekteve politike.
Sami Hamiti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar që ky ligj të amendamentohet.
“Ligji për Financim të Subjekteve Politike duhet të amendamentohet. Kjo është elementi me të cilën zgjidhen edhe situatat edhe deri tek dy zyrtarët kryesor administrativ, deri tek buxhetet, gjobat. Duhet të rishikohen, rishikohen. Për momentin zyra e ka zbatuar saktë edhe ligjin e parë edhe ligjin e dytë…A kemi elemente që ligji duhet të ndryshohet, unë mendoj që duhet të amendamentohet sepse nuk është ligj i mirë”, deklaroi ai.
Me tetë vota për, anëtarët e KQZ-së kanë miratuar edhe rregulloren zgjedhore për fushatën e zgjedhjeve, monitorimin dhe deklarimin financiar. Në këtë mbledhje është porpozuar që të ndalohet vendosja e materialit nga subjektet politike në ndërtesa apo objekte të banimit pa pëlqimin e banorëve dhe pa kontraktim.
Të tjera
-
Pa takim trilateral në Bruksel, ZKM njofton çfarë folën Bislimi e Lajçak, përmendet edhe Ura e Ibrit
Zëvendëskryeministri Besnik Bislim, u takua në Bruksel me Përfaqësuesin Speci...
-
Gala e Festës së Mesvjeshtës e CMG-së
Gala e Festës së Mesjvjeshtës e CMG-së filloi transmetim në orën 20:00 ( sipa...
-
BPRG: Kosova meriton përfaqësim të plotë në CEFTA, heqja e ndalesës për mallrat serbe do të ulë edhe tensionet
Balkans Policy Research Group përmes një komunikate për media ka thënë se Kos...
-
Këshilltari i Bislimit thotë se s’ka pasë takim trepalësh në Bruksel
Kanë përfunduar takimet në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel pa një takim...
-
Vetëdorëzohet në Prokurorinë Speciale i akuzuari për drogë e armëmbajtje pa leje, lirohet pasi dha dorëzani 30 mijë euro
Është vetëdorëzuar në Prokurorinë Speciale i pandehuri mbi të cilin rëndojnë ...
-
Miratohet raporti mbikëqyrës i zbatimit të Ligjit për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mb...
-
Trepça e pezullon edhe një punëtor nga puna, shkak mosrespektimi i rregullave të punës
Ndërmarrja Trepça Sh.A. sot më 17 shtator e ka larguar përkohësisht nga puna ...
-
Osmani sot pjesë e ceremonisë së shënimit të 25 vjetorit të NDI-së në Kosovë
Presidentja Vjosa Osmani do të marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 25 vje...
-
Nuk pati njoftim për takim me Kurtin në zyrë, ministrja gjermane thotë se ia bëri te qartë “qeverisë” kërkesat për CEFTA
Ministrja gjermane e Shtetit për Europën, Anna Luhrmann, ka qëndruar në Kosov...
-
Kryenegociatorët përfundojnë takimet me Lajçakun, a do të ketë takim trepalësh?
Kryenegociatorët nga Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar takime të ndara me emis...
-
Kurti për “masat” e Vuçiq: Fushatë agresive për konflikte të reja, tri kushtet e mia janë paqësore
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se masat e presidentit serb Aleksandër...
-
Trump: Biden ishte shumë i mirë, pas atentatit më thirri për t’u siguruar që isha mirë
Gjatë një paraqitjeje në një kanal të mediave sociale për ta promovuar një si...