Durmishi: S’kemi datë për hapjen e Urës së Ibrit, po presim raportin final
Autori: Gazeta inFokus
13:13 | 14 Gusht 2024
Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se nuk kanë ende një datë të saktë se kur do të hapet ura kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.
Në një prononcim për media, Durmishi ka thënë se tani janë në pritje të raportit final për gjendjen e urës.
Sipas tij, bazuar në matjet dhe testimet që janë bërë, rezultatet e draft-raportit që kanë pranuar dje konstatojnë se ura është stabile pa as një kufizim ngarkesash në urë dhe në bazë të gjitha normave të projektimit sipas normave të Euro-kodit.
“Në fakt detyrë e Ministrisë sonë ka qenë që përmes një kontrate që e kemi pasur ta përcaktojmë stabilitetin mbi lumin Ibër dhe ne i kemi zhvilluar të gjitha ato procedura, testime dhe dje e kemi marr raportin preliminar, draft-raportin i cili në bazë të matjeve që janë bërë, në bazë të testimeve që janë bërë konstaton se ura është stabile pa as një kufizim ngarkesash në urë, në bazë të gjitha normave të projektimit sipas normave të Euro-kodit”, ka thënë Durmishi.
Ai ka thënë se janë në pritje të raportit final, i cili do të bëhet publike brenda pak ditësh, por që nuk presin që do të këtë ndonjë ndryshim, pasi metodat dhe instrumentet që janë përdorur për testime janë metoda shumë të avancuara.
Ai ka shtuar se nuk kanë një datë të saktë se kur do të hapet ura dhe në momentin që do ta kenë do ta bëjnë publike për media.
“Ne po e presim raportin final i cili do të vije shpejt brenda disa ditëve që ta kemi raportin final, mirëpo nuk presim që do të këtë ndonjë ndryshim, sepse metodat që janë përdorur për testime janë metoda shumë të avancuara, instrumente të cilat janë përdoru për testime janë shumë të avancuara dhe nuk do të ketë ndonjë ndryshim. Ura mbi lumin Ibër është stabile që të qarkullojnë jo vetëm këmbësorët por edhe automjete. Kur ta kemi datën do të ju njoftojmë juve mediave”, ka thënë ai.

T� tjera
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...































