Hapja e urës mbi Ibër, Durimishi thotë se sot pritet publikimi i raportit për stabilitetin e saj
Autori: Gazeta inFokus 07:40 | 13 August 2024
Zhvillimet e fundit lidhur me hapjen e urës mbi lumin Ibër, KFOR-i ka bërë thirrje për një dialog të mëtejshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Sipas një deklarate të KFOR-it për Telegrafin, misioni paqeruajtës ka refuzuar të spekulojë për ndonjë skenar të mundshëm në rast të hapjes së urës për qarkullim të automjeteve, duke theksuar se çdo vendim duhet të merret në kuadër të dialogut politik.
KFOR-i ka nënvizuar angazhimin e tij për të ruajtur stabilitetin dhe sigurinë në rajon, duke mbajtur një prani të përhershme në urë dhe duke kryer patrullime të rregullta në zonat përreth.
Ndërkaq zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi në një deklaratë për Kallxo, ka bërë të ditur se pritet që sot përmes një raporti të përpiluar nga kompania që ka bërë matjet dhe testimet e urës, të dihet nëse ura është mjaftueshëm stabile.
“Nesër del raporti. Na e dërgon kompania, e na (Ministria) e publikojmë”- tha Durmishi.
Sipas Durmishit, rezultatet e këtij raporti do të jenë kyçe për vendimin përfundimtar mbi rihapjen e urës.
Kjo situatë po ndiqet me vëmendje nga bashkësia ndërkombëtare, e cila ka shprehur rezerva për hapjen e urës në këtë fazë, duke kërkuar më shumë konsultime dhe një dialog të ri për të shmangur tensionet dhe për të garantuar një qasje të përbashkët në këtë çështje delikate.
Sot bëhen një javë prej kur nisën testimet në Urën e Ibrit, të cilën po mëtojnë ta hapin së shpejti autoritetet kosovare, anipse po kundërshtohet nga faktori ndërkombëtar.
Pas matjeve dhe testimeve me automjete të rënda, që ca ditë janë duke u ngjyrosur muret e Urës.
Të tjera
-
Dakaj: Kurti e sheh diasporën veç si votë
Gazetari Shkelzen Dakaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti e sheh diasporën...
-
77-shi i PDK-së, Shahin Dervishaj, pritet me shumë dashuri dhe entuziazëm në Lagjen 3 të Skënderajt
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, Shahin Dervishaj, ka ...
-
Mërgim Lushtaku numëron skandalet e qeverisë, thotë se me Bedri Hamzën kryeministër Kosova bëhet më mirë
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka prezantuar dis...
-
Shtimja pret me një tubim madhështor sekretarin e përgjithshëm të LDK-së, Imri Ahmeti, dhe kandidatët për deputet
Lidhja Demokratike e Kosovës në Shtime sonte me një tubim madhështor pritën S...
-
“Qëndrime personale” – Albulena Haxhiu e zhvlerëson pozitën e Richard Grenellit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka quajtur “qëndrim të tij persona...
-
Bedri Hamza tregon pse asnjë qytetar nuk e ka vështirë të vendosë për #MaMirë më 9 shkurt
Bedri Hamza ua ka thjeshtuar qytetarëve jashtëzakonisht vendimin për të votua...
-
Ndalesa nga Specialja: Kadri Veselit s’i lejohen as përshëndetjet nga fëmijët
Në mesin e 5 emrave të aktakuzës që Apeli mund ta rëndojë edhe më, nuk figuro...
-
Ilir Deda: Njerëzit e pavendosur dhe Prishtina, përcaktues në zgjedhjet e 9 shkurtit
Analisti politik Ilir Deda ka hedhur poshtë rezultatet e disa sondazheve të f...
-
Princ Harry mund të humbasë vizën në SHBA? Sot është mbajtur seanca e re gjyqësore
Një luftë e gjatë ligjore për të zbuluar të dhënat e vizave të Princit Harry ...
-
Bedri Hamza në Fushë Kosovë: Besoni në programin tim, besoni në Kosovën që mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qyt...
-
Mesazh i fuqishëm, djali i Trumpit shpërndan postimin e Grenellit kundër Kurtit
Djali i presidentit amerikan, Donald Trump, Donald Trump Junior, ka shpërndar...
-
Memli Krasniqi: Drenasi – bastioni i pathyeshëm i PDK-së, gati për fitore
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi pas tubimit madhësh...