MASHTI ende pa vendim për tekstet shkollore
Autori: Gazeta inFokus 22:42 | 12 August 2024
Kanë mbetur rreth tri javë që të fillojë procesi mësimor parauniversitar dhe Ministria e Arsimit ende nuk ka bërë të ditur se cili do të jetë modeli që ka zgjedhur për furnizimin e nxënësve me mjetet shkollore. Komunat dhe Sindikata e Arsimit kërkojnë nga MASHT-i që mos të përsëritet furnizimi sikurse vitin e kaluar.
Po kështu edhe prindërit ende nuk janë informuar për mënyrën e furnizimit me tekste shkollore nga Ministria e Arsimit. Këshilli i Prindërve ka kërkuar që sivjet të bëhet sigurimi i teksteve ashtu siç ka qenë praktika e mëhershme, e jo sikur vitin e kaluar.
“Deri më tani nuk kemi asnjë informacion zyrtar se si do të veprohet këtë vit, përderisa vonesa në definim të metodologjisë nga ana e MASHTI-t është e panevojshme dhe e paarsyeshme. Ne i bëjmë thirrje MASHTI-t që t`i blejë tekstet shkollore dhe t’i shpërndajë nëpër shkolla para 1 shtatorit, që viti shkollor të fillojë me kohë dhe pa probleme”
Në komunën e Prishtinës nuk ka informacione se si do të procedohet me tekstet shkollore, pasi kjo është përgjegjësi e MASHT-it.
“Deri më tani në këto momente që po flasim, sipas informacioneve që i kemi nga Drejtoria Komunale e Arsimit dhe vetë drejtoresha Lushaku, nuk kemi marrë asnjë informatë të themi fillestare e aq më pak ndonjë tekst shkollor. Nga praktika e viteve të kaluara, kanë qenë që janë dhënë nëpër komuna në rastin konkret për kryeqytetin tekste shkollore të mjaftueshme për të gjitha ciklet, pra prej klasës së parë deri në të nëntën e pastaj të njëjtat janë dërguar e janë përcjellë tek të gjithë nxënësit”, tha Donat Lushaku, zëdhënës në Komunën e Prishtinës .
Përfaqësuesit e sindikatës së Arsimit para dy javësh kishin zhvilluar një takim me zëvendësministrin e Arsimit. Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, thotë se kanë kërkuar nga Ministria që t’i furnizojë shkollat me libra.
“Nga ajo kohë e deri më tani nuk kemi ndonjë informacion zyrtar, përveç nga ajo që lexojmë në medie dhe konsideroj se për cilëndo formë, qoftë për t’i dërguar në shkolla, qoftë por t’i dërguar në librari, që do të ishte prapë gabim i përsëritur. Disi jemi duke u vonuar, gjegjësisht MASHTI është duke u vonuar, ngase nuk kanë mbetur edhe shumë kohë për të filluar viti i ri shkollor 2024-2025”, tha Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut.
Ndërkohë, gjatë ditës, RTK i është drejtuar Ministrisë së Arsimit me pyetjet për sigurimit të teksteve shkollore. Por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.
Të tjera
-
Ragmi Mustafi: Padinë ndaj Vulinit do ta dërgoj edhe në Strasburg
Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Must...
-
“Pas tre ditësh e gjetëm të gjallë”/ Mbeti e bllokuar në makinën e përmbytur, shpëton mrekullisht gruaja në Spanjë
Një grua ka shpëtuar mrekullisht në Spanjë pas 72 orësh, pasi kishte mbetur e...
-
Mungesa e punëtorëve/ Industritë gjermane, plane të zhvendosin punën jashtë vendit
Pothuajse një e treta e kompanive të industrisë gjermane po planifikojnë të z...
-
Vazhdon seanca plenare e Kuvendit të Kosovës
Sot vazhdon seanca plenare e Kuvendit të Kosovës. Në rend të ditës janë kë...
-
Trump dhe Harris përgatisin fjalimin e fundit për votuesit e SHBA-së
Donald Trump dhe Kamala Harris ndodhen një ditë para zgjedhjeve, ndërsa ata p...
-
Sandu fiton zgjedhjet presidenciale në Moldavi
Presidentja pro Bashkimit Evropian e Moldavisë, Maia Sandu, ka shpallur fitor...
-
Qëndronte në oborrin e universitetit në Teheran pa rroba, arrestohet me forcë studentja
Një studente ka hequr rrobat nga trupi duke u shfaqur me të brendshme jashtë ...
-
Shpërthime vullkanike në Indonezi, nëntë persona humbin jetën
Të paktën nëntë persona vdiqën gjatë natës të së dielës për të hënën për shka...
-
KEDS tregon se ku do të ketë sot ndërprerje të rrymës, ky është orari sipas rajoneve
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se s...
-
Bill Clinton intervistë ekskluzive për CNN pak para zgjedhjeve: Kam shpresa dhe frikë për atë që do të vijë pas vitit 2024
Në prag të zgjedhjeve presidenciale, Presidenti i 42-të i vendit, Bill Clinto...
-
Mbahet Forumi Ekonomik i Vjenës, Kurti përfaqëson Kosovën
Sot në Vjenë të Austrisë, do t’i fillojë punimet Forumi Ekonomik i Vjenës. Pr...
-
VV mbajti edhe këtë vit turne shahu në kujtim të Astrit Deharit
Lëvizja Vetëendosje ka njoftuar se është mbajtur në shtime turneu Memorial i ...