Lajme

Qeveria i përgjigjet BE-së: Masat nuk janë zgjidhje, ne po zbatojmë ligjin

Autori: Gazeta inFokus 23:11 | 08 August 2024

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Perparim Kryeziu duke komentuar deklaratat e BE-së se mund t’i ashpërsojë masat ndaj Kosovës nëse vazhdohet me hapat që Brukseli i cilëson të pakoordinuara, tha se masat kanë qenë të padrejta dhe se ato nuk janë zgjidhje.

“Masat nuk janë zgjidhje. Koha e ka dëshmuar që masat e BE-së ndaj Kosovës kanë qenë të padrejta. Ato vazhdojnë të jenë të tilla për aq kohë sa janë në fuqi. Shtimi i tyre vetëm sa do ta thellonte padrejtësinë”, deklaroi Kryeziu për Televizionin Publik

Ai tutje kritikoi BE-në se nuk ka ndërrmarë asgjë ndaj Serbisë pas sulmit në Banjskë ku dhe u vra polici i Kosovës.

-Advertisement-

“Në anën tjetër shtrohet pyetja çfarë masa ndërmorri BE ndaj Serbisë e cila pas sulmit terrorist dhe paramilitar shpalli Ditë Kombëtare Zie për tre terroristët e vrarë në Banjskë, kreun e të cilëve, Milan Radoiçiq e strehon dhe financon?”, shtoi Kryeziu.

Duke e cilësuar mbylljen e postave serbe në veri si çështje e sundimit të ligjit, zëdhënësi i Qeverisë tha se Kosova ka nevojë për mbështjetjen e BE-se dhe SHBA-së.

“Ne kemi nevojë për mbështetjen e BE-së por edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sidomos në fushën e sundimit të ligjit dhe të respektimit të marrëveshjeve të arritura në Bruksel. Mbyllja e nëntë zyreve të Postës së Serbisë të cilat kanë operuar pa licencës dhe në mënyrë ilegale, është çështje e sundimit të ligjit”, deklaroi ai

Edhe hapja e Urës së Ibrit sipas Kryeziut është çështje e sundimit të ligjit e respektim i marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut.

“Ndërkaq hapja e urës së Mitrovicës mbi lumin Ibër është çështje e lirisë së plotë të lëvizjes, sundimit të ligjit dhe respektimit të marrëveshjeve të dala nga Brukseli që në vitin 2015, përveçse kontributi i drejtpërdrejt i integrimit të mëtejmë të qytetarëve tanë”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera