Auto&Tech

Ja cilat vende kryesojnë në Ballkan dhe Evropë për shpejtësinë e internetit

Autori: Gazeta inFokus 13:37 | 08 August 2024

Akeni menduar ndonjëherë se cili vend ka internetin më të shpejtë në rajonin tonë dhe cili në Evropë?

Kërkimet e kryera nga faqja britanike “Cable” janë marrë pikërisht me këtë temë, ndërsa rezultatet janë publikuar nga portali “Landgeist”. Kur bëhet fjalë për vendet e Gadishullit Ballkanik, me shpejtësi lidhjeje interneti prej 97.9 Mbps, Maqedonia e Veriut është në vendin e parë.

Është përpara Sllovenisë (97 Mbps), Serbisë (60.5 Mbps), Kosovës (57.3 Mbps), Greqisë (53.9 Mbps), Malit të Zi (49.5 Mbps), Bosnjë e Hercegovinës (44 Mbps) dhe Bullgarisë (40 Mbps).

-Advertisement-

Interneti më i shpejtë në Evropë është në ishullin Jersey (264 Mbps), i cili ndodhet midis Britanisë së Madhe dhe Francës, në Lihtenshtajn (246.8 Mbps) dhe në Islandë (229.4 Mbps).

Shpejtësia e internetit prej 152.5 Mbps gjendet në Francë, gjersa në Holandë 142.5 Mbps, në Spanjë 133.3 Mbps dhe në Gjermani 81.7 Mbps.

Interneti më i ngadaltë në Evropë është në Kroaci 25.7 Mbps, Shqipëria 25.4 Mbps dhe Turqia 24.8 Mbps

Të dhënat bazohen në analizën e më shumë se 1.5 miliardë testeve të shpejtësisë së qasjes me brez të gjerë në 229 vende, gjatë 12 muajve që përfundojnë më 30 qershor të këtij viti.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy