Krasniqi nga Ura e Ibrit: Nesër të vijnë edhe ata që protestuan për të diskutuar brengat që kanë
Autori: Gazeta inFokus 16:18 | 07 August 2024
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se bashkëbisedimi me qytetarë, aktivistë të shoqërisë civile dhe përfaqësues të mediave lokale me temën ‘Bashkëpunimi ndëretnik, këshillim komunal për siguri në bashkësi, bashkëpunimi në mes të institucioneve dhe shoqërisë civile’, që do të organizohet nesër në Komunën e Mitrovicës së Veriut prej orës 11:00, është një mundësi e mirë për t’u diskutuar brengat e qytetarëve.
“Është momentum shumë i mirë që të gjithë akterët relevantë të jenë aty dhe të bisedojnë hapur për situatën e raporteve ndëretnike, për krejt investimet që janë bërë nga ana e qeverisë qendrore dhe ajo lokale, por edhe për punët që duhet të bëjë edhe qeveria qendrore edhe ajo lokale që kjo pjesë të jetë në fokus të investimeve publike”, ka theksuar Krasniqi në një prononcim për media pas vizitës që bashkë me ministrin Sveçla kanë bërë tek ura e Ibrit.
Ai tutje ka ftuar të gjithë qytetarët që të vijnë në këtë takim dhe të diskutojnë për brengat e tyre, derisa ka thënë se urat shërbejnë për t’i lidhur qytetarët.
“Besoj se është momentum shumë i mirë që të vijnë qytetarët, edhe ata që sot kanë protestuar dhe të diskutojmë për brengat që kemi. Mos të harrojmë që urat janë për t’i lidhur qytetarët, për t’i lidhur qytetet e jo për t’i ndarë. Prandaj, është momentum ideal diskutimi, demokracia për ata dhe pres që të ketë pjesëmarrje dhe interesim për diskutime”, ka shtuar ai./RTK
Të tjera
-
Blinken sërish në Egjipt, bisedime për arritjen e një armëpushimi në Rripin e Gazës
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të udhëtojë në Egjipt të martë...
-
Dy vetura digjen në Çagllavicë
Dy vetura janë djegur mbrëmë vonë në Çagllavicë të Prishtinës. Kështu ka d...
-
Joseph: SHBA duhet të ndryshojë qëndrimin ndaj Beogradit
Situata mes Kosovës dhe Serbisë si dhe qëndrimet që po mbahen karshi të dyja ...
-
Janjiq: Vuçiq po kërkon një rikthim para kohës së Banjskës
Dushan Janjiq nga Forumi për Marrëdhënie Etnike, duke komentuar situatën në v...
-
Starmer: NATO duhet ta vendosë Ukrainën në pozitën më të mirë të mundshme
Vendet e NATO-s duhet të vendosin Ukrainën në pozicionin më të mirë të mundsh...
-
Sot mblidhen këto komisione parlamentare
Sot në Kuvendin e Kosovës do të mblidhen disa komisione parlamentare. Në o...
-
Miku i Trump rrëfen detaje nga atentati me armë në Florida: Ish-Presidenti në atë moment u…
Të tjera detaje zbardhen lidhur me atentatin e dështuar ndaj ish-Presidentit ...
-
Dialogu Kosovë-Serbi, sot zhvillohet takimi i ri
Në Bruksel sot pritet të mbahet takimi i ri në nivel kryenegociatorësh në kua...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot vazhdon procesi gjyqësor nda...
-
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Instituti Hidrometeorologjik ka paralajmëruar se sot moti do të jetë me diell...
-
Haziri për përjashtimin nga Procesi i Berlinit: Do të jetë goditje më e rëndë se mosanëtarësimi në KiE
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka deklaruar se LD...
-
Kushtoi afër 4 milionë euro, Kurti për Shtëpinë e Kulturës: Do të jetë në dispozicion për të gjithë ata që duan të kontribuojnë në kulturë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Kulturës, Hajrulla...