Lajme

Serbët paralajmërojnë protestë në veri kundër hapjes së Urës së Ibrit

Autori: Gazeta inFokus 22:52 | 06 August 2024

Serbët nga veriu i Kosovës do të mblidhen nesër në një protestë “të qetë dhe demokratike” pas paralajmërimit të qeverisë së Kosovës për hapjen e urës kryesore mbi Ibër, e cila ndan qytetin e Mitrovicës në dy pjesë.

-Advertisement-

Kështu së paku thotë të ketë mësuar agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”, transmeton IndeksOnline.

Tubimi do të mbahet në orën 11:00 në sheshin “Vëllezërit Miliq” i cili gjendet në afërsi të Urës së Ibrit.

Siç raporton kjo agjenci serbe e lajmeve, “serbët nga Kosova janë të shqetësuar për sigurinë e tyre pas paralajmërimit të Prishtinës për hapjen e njëanshme të urës, por edhe për shkak të veprimeve të përditshme eskaluese të Prishtinës dhe presin që do t’i mbrojë KFOR-i”.

Qeveria e Kosova ka një kohë që po flet për mundësinë e hapjes së Urës së Ibrit. Kundër kësaj ideje janë deklaruar partnerët ndërkombëtarë të Kosovës (ShBA-ja dhe BE-ja).

Megjithatë, qeveria ka ndarë 10 mijë euro për të testuar urën në fjalë.

Edhe KFOR-i në ndërkohë është deklaruar për këtë çështje. “Ne nuk do të hezitojmë të trajtojmë çdo zhvillim që mund të ndikojë në mjedisin e sigurisë dhe stabilitetin rajonal, në respekt të plotë të mandatit tonë të OKB-së”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera