Szunyog: Nuk do ta harroj kurrë 24 shtatorin, u zgjova nga telefonata që më informoi për sulmin e dhunshëm në Banjskë
Autori: Gazeta inFokus
08:06 | 06 August 2024
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë e Përfaqësues i Posaçëm i BE-së, Tomas Szunyog në përfundim të mandatit të tij katërvjeçar, ka dhënë intervistën e fundit pak para largimit nga Kosova.
Tomas Szunyog ka përmendur liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës, si ndër momentet më të mira që ka përjetuar. Por, ai e kujtoi edhe 24 shtatorin e vitit 2023, sulmin në Banjskë, si ndër momentet më të vështira që ai ka pasur.
“Nuk do ta harroj kurrë 24 shtatorin 2023. U zgjova nga një telefonatë që më informoi për sulmin e dhunshëm në Banjskë. Ishte një e diel dhe më duhej të veproja shpejt për të mobilizuar të gjithë, si këtu dhe në Bruksel. Isha i tronditur dhe i pikëlluar kur mësova se Afrim Bunjaku ishte vrarë në krye të detyrës. Përmasat e këtij operacioni ishin të paprecedentë dhe sasia e armëve të konfiskuara ishte masive. Ky incident ishte një kambanë e fortë alarmi dhe pasojat e tij janë të dukshme edhe sot. Dua të ritheksoj nevojën për një hetim të plotë për të përfunduar me efikasitet dhe që të gjithë të përfshirët të mbahen përgjegjës. Një ditë tjetër shumë e vështirë ishte 29 maji i vitit 2023 – dita e sulmeve të paprovokuara kundër trupave të KFOR-it në veri të Kosovës, të cilat kanë çuar në plagosjen e një numri prej tyre”, ka pohuar ai.
Szunyog, gjithashtu ka folur edhe për anëtarësimin e Kosovës në BE, duke përmendur disa nga veprimet që duhet ndërmarrë.
Në përfundim të intervistës, Szunyog thotë se do t’i mungon Kosova dhe njerëzit që i quan miq e të cilët kishin gjithmonë dyert e hapura për të. /Telegrafi

T� tjera
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...






























