Lajme

Kur pritet të përfundojë vala e të nxehtit në Evropë?

Autori: Gazeta inFokus 08:16 | 05 August 2024

Agjencia spanjolle e motit ka paralajmëruar se temperaturat mund të jenë më të larta se normalet deri në muajin tetor.

Nuk ka fund vera e nxehtë në Evropë, pasi paralajmërimet për valë të nxehtit janë lëshuar nga Spanja në Gjermani.

Thatësirat dhe zjarret kanë shpërthyer në të gjithë Mesdheun si pasojë e motit të nxehtë, i cili duket se do të vazhdojë gjatë gjithë gushtit dhe më tej në disa pjesë, raporton Euronews.

-Advertisement-

Nxehtësia ekstreme aktualisht merr më shumë se 175 mijë jetë çdo vit në Evropë, me shifra që do të rriten, sipas një raporti të publikuar sot nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Paralajmërimet e verdha, portokalli dhe të kuqe për valë të nxehti janë lëshuar nga Agjencia Meteorologjike e Spanjës (AEMET) pasi temperaturat kërcënojnë të arrijnë 43 gradë Celsius në juglindje.

Temperaturat e larta parashikohen në të gjithë bregun lindor të vendit, në jug dhe në qendër për pjesën më të madhe të gushtit, duke arritur intensitetin maksimal të enjten – me një në nëntë stacionet e motit të AEMET që arrijnë 40 gradë Celsius ose më shumë.

Në Grenada dhe Murcia veriperëndimore do të jetë goditja më e rëndë.

Temperatura në Barcelonë theu rekorde të martën, duke arritur në 40 gradë Celsius – dita më e nxehtë që kryeqyteti katalanas ka parë në të paktën 110 vjet, kur filluan rekordet.

Sipas AEMET, temperaturat ka të ngjarë të jenë më të larta se normale deri në tetor në pjesën më të madhe të Spanjës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera