Detajet nga policia për gruan që vdiq pasi u rrẩh nga burri: “Burri ishte në gjendje të dehur, viktima u dërgu në QKUK pas 24 orësh”
Autori: Gazeta inFokus 14:03 | 02 August 2024
Të mërkurën me 31 gusht policia e Kosovës raportoi për një rast në Gracanicë ku një burrë rrahu gruan në gjendje të dehur.
Derisa 41 vjeçarja kishte marrë plagë të rënda, ajo u dërgua në spital vetëm dje pas 24 orësh ku u pranua në Klinikën e Emergjencës ku ndërroi jetë sot. Këtë e ka thënë drejtori I Klinikës së Emergjencës, Naser Syla. “Po ka vdekur, fatkeqësisht.
Ka qenë në gjendje shumë të rëndë kur është pranuar dje në Klinikën e Emergjencës, ka qenë në aparat gjatë gjithë kohës. Ka qenë me respirator me lëndime të rënda që nuk operohen dhe nuk ka mundur t’i mbijetoj plagëve të marra dhe vdiq për fat të keq.
Diku në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë. Është pranu në spital para 24 orëve”, ka thënë Syla për Infokus. Sipas policia viktima u dërgua për trajtim mjekësor në QKUK me 31 korrik mirëpo nga Klinika e Emergjencës thonë se ajo u pranua në QKUK me 1 korrik në mëngjes.
Bashkëshorti i cili rrahu për vdekje gruan që tashmë ka ndërruar jetë, është dërguar në mbajtje. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se në gjendje të dehur, kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhej në raportin e Policisë me 31 korrik./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
Nesër nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka...
-
Në janar do të hapet tenderi për tunelin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Nga qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë thënë se në janar 2025 do të hapet te...
-
Arifi: Kanë filluar pipat e propagandës elektorale të LVV nëpër rrjete sociale
Ish-diplomati Avni Arifi, parashikon se Vetëvendosja do të zvhillojë fushatë ...
-
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas sondazheve
Kandidati i Partisë Social-Demokrate për president të Rumanisë, Marcel Ciolac...
-
Gërvalla nderon heronjtë, Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj në 21 vjetorin e vrasjes së tyre
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka përkujtuar zyrtarët e poli...
-
Hoxhaj nesër nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”
Nesër pritet që nënkryetarit të Kuvendit Enver Hoxhaj, t’i jepet titulli “Doc...
-
Qalaj thotë se në veri po hyjnë armë nga Serbia
Për tri ditë radhazi Policia e Kosovës në aksionet e saj në Zveçan, Zubin Pot...
-
Skandaloze: Shkëlzen Gashi i quan mediat organizata kriminale, e gazetarët kriminelë
Analisti Shkëlzen Gashi ka lëshuar një deklaratë skandaloze për mediat dhe ga...
-
Shkuarja në zgjedhje me VV-në, Meta: Gërvalla e Peci vendosën për interes të tyre, jo të partisë
Deputeti nga Lista “Guxo”, Burim Meta ka qenë i ftuari i radhës në “Reel Talk...
-
Konjufca e pret nesër homologun e tij nga Maqedonia e Veriut
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nesër e pret në takim homologun e tij nga...
-
Dyshohet se vrau gruan e tij Gjyljeta Ukellën, Edmond Lajçi nuk tentoi kurrë t’i takojë fëmijët
Për një vrasje që ndodhi në prill të këtij viti, tek këto ditë u ngrit aktaku...
-
Vonesa në regjistrimin e veturave me targa “RKS” në Leposaviq
Targa RKS nuk janë parë ndonjëherë më shumë në komunën e Leposaviqit. Megj...