Lajme

Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre

Autori: Gazeta inFokus 16:30 | 31 July 2024

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” përmes një njoftimi ka ftuar të gjithë udhëtarët që t’i tërheqin valixhet apo gjërat e tjera të humbura pranë zyrës “Lost and Found”.

Sipas ANP-së, qytetarët që nuk lajmërohen deri me 8 gusht, gjësendet e tyre do të jepen për donacion.

“Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” -Limak Kosovo, njofton të gjithë qytetarët të cilët kanë udhëtuar përmes këtij aeroporti se nëse kanë humbur valixhet e tyre dhe akoma kanë raportin nga zyra e ‘Lost and Found’ apo dokumente tjera që dëshmojnë një gjë të tillë, të lajmërohen në aeroport deri më datë 08 Gusht 2024 për të vazhduar procedurat e identifikimit dhe tërheqjes së valixheve të tyre.”, njofton ANP-ja.

-Advertisement-

Po ashtu, nga aeroporti thonë se valixhet që kanë mbetur më shumë se 6 muaj do t’iu shpërndahen shoqatave humanitare.

“Valixhet të cilat kanë mbetur në aeroport më shumë se 6 muaj dhe nëse pronarët e tyre nuk lajmërohen deri në datë 08 Gusht 2024, atëherë këto valixhe do të jepen donacion Shoqatave Humanitare që ushtrojne veprimtaritë e tyre në Kosovë”, vijon njoftimi.

Po ashtu thonë se “Për çdo të dhënë shtesë ju lutem të kontaktoni zyrën e ‘Lost and Found’ në aeroport në numër të telefonit +38338501502 1270/1271 apo përmes e-mailit në [email protected]”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera