Bllokimi i veshit nga noti, pse ndodh dhe çfarë duhet të bëni
Autori: Gazeta inFokus 13:02 | 25 July 2024
Një nga problemet më të përhapura gjatë stinës së verës është infeksioni dhe bllokimi i veshit që prek jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit. Infeksioni shfaqet brenda kanalit të veshit kur ka çarje të shtresës mbrojtëse që përbëhet nga dylli.
Një gjë e tillë lehtëson futjen e baktereve, mykut apo viruseve nën lëkurë.
Noti është një nga arsyet kryesore që veshi bëhet një pre e lehtë e infeksioneve.
Noti ose lagështia e tepërt
Noti i shpeshtë dhe i vazhdueshëm apo futja e ujit në vesh mund të zbusë lëkurën e kanalit të veshit.
Lagështia prish ekuilibrat e baktereve të shëndetshme që jetojnë në këtë zonë.
Çfarë duhet të bëni
Në këto raste duhet të përdorni tapa veshi ose sigurohuni që të thani veshët duke e mbajtur kokën mënjanë deri sa uji të dalë nga veshi.
Për një përtharje më të mirë përdorni edhe tharësen e flokut në distancë nga veshi.
Mund të përdorni edhe pambuk të lyer me pak vaj ulliri në vend të tapave të veshit kur hyni në ujë për not.
Pastrimi ose gërvishtja e kanalit të veshit
Pastrimi i kanalit të veshit heq edhe dyllin mbrojtës të tij.Përdorimi i gishtave, kunjave prej pambuku e të tjerë e dëmton rëndë lëkurën.
Sipas të dhënave, ekspertët thonë se në kanalin e veshit nuk duhet futur asnjë send, sado i vogël të jetë.
Futja e sendeve në vesh
Përdorimi afatgjatë i kufjeve, aparateve të dëgjimit, tapave e çdo sendi tjetër e dëmton lëkurën e veshit
Nëse përdorni aparat dëgjimi, atëherë duhet ta pastroni çdo mbrëmje.
Sipas të dhënave, kufjet nuk duhen mbajtur për shumë gjatë në vesh, sepse jo vetëm që dëmtojnë dëgjimin por edhe kanalin e veshit.
Problemet me lëkurën
Psoriaza apo ekzema që shfaqet në lëkurën e kanalit të veshit nxit infeksionin.
Reagimet alergjike që mund të shfaqen në vesh ndodhin si pasojë e përdorimit të produkteve si llaku, shampo, vathë apo medikamente.
Të tjera
-
Arrestohet anëtari i VV-së në Podujevë pasi e sulmoi sekretarin e degës së LDK-së
Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, ka njoftuar mbrëmë se sekr...
-
Këtë vit, mbi 3 mijë e 300 kosovarë kërkuan azil në BE
Numri i kërkesave për azil nga shtetasit e Kosovës në një vend të Bashkimit E...
-
Osmani pas takimit me ministren gjermane: Gjermania e mbështet integrimin euroatlantik të vendit tonë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim Ministre...
-
Ish-komandanti i NATO-s: S’është çudi që ka tensione në Kosovë, Hill njeriu i duhur për ta tërhequr Serbinë drejt Perëndimit
“Si ta mbajmë Putinin dhe Xi-në jashtë Ballkanit”. Ky është titulli i një kom...
-
“Bio Mulaku” lirohet nga paraburgimi
Nazmi Mulaku, i njohur si “Bio Mulaku” është liruar nga paraburgimi. Këtë ...
-
Vdes veterani i UÇK-së Ekrem Metushi
Sot është ndarë nga jeta, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Me...
-
Aliu thotë se banimi i përballueshëm shkoi edhe në Komunën e Istogut
Ministri i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu,...
-
Ndahen mjete shtesë për ndërtimin e 11 shtëpive në veri
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka ndarë mj...
-
Për një javë 9 raste të dhụnës në familje në rajonin e Ferizajt, ndalohen dy të dyshuar
Policia në Ferizaj ka njoftuar se javën e kaluar janë raportuar 9 raste të dh...
-
Mbi 1 milion euro u shpenzuan për rinovimin e shkollës “Metush Krasniqi” në Kamenicë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se rinovimi i shkollës “...
-
Kosova kërkon ndihmën e Hungarisë për anëtarësim në KiE
Raportet Kosovë-Hungari dhe anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës, ishi...
-
Ministrja gjermane arrin në Prishtinë, pritet nga Osmani
Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur në takim ministren e Shtetit për Evro...