BE hoqi vizat për serbët në Kosovë, Gërvalla: Akterë brenda BE-së po punojnë për ndarjen e serbëve në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus
16:28 | 24 Korrik 2024
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla, e ka konsideruar të padrejtë dhe të gabuar për integrimin e serbëve, vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian për heqjen e regjimit të vizave për serbët që jetojnë në Kosovë.
Sipas Gërvallës, akterë brenda Bashkimit Evropian po punojnë për ndarjen e komunitetit serb në Kosovë, pasi u pyet për vendimin e KE-së që qytetarëve në Kosovë me pasaporta serbe t’iu hiqen vizat.
“Për pasaportat që nuk lëshohen nga institucione legjitime ne s’kemi hezituar dhe t’i paralajmërojmë e informojmë akterët e rëndësishëm. Ata (BE) kanë marrë një vendim që jo vetëm sipas mendimit tonë, çon në rrugë të gabuar, por bën të kuptosh se disa akterë në BE s’janë të interesuar në integrimin e pakicës serbe në Kosovë, por punojnë në ndarjen e tyre. Integrimi sa më i shpejtë i qytetarëve në struktura legale të pajisur me dokumente legale, çon në atmosferë e në hapësirë për të gjithë ata e për të gjithë ne”, ka deklaruar ajo të mërkurën në një konferencë për media.
Ministrja e Jashtme ka shtuar se Kosova nuk duhet të heshtë “përpara këtyre hapave të gabueshëm dhe të mos përsëriten”.
Në fund, ajo ka kërkuar nga mërgimtarët që të kenë kujdes gjatë kalimit nëpër Serbi, pasi ky shtet po arreston qytetarë në mënyrë “arbitrare”.
“Ende nuk kemi bërë thirrje që qytetarët tanë të mos kalojnë në Serbi, kemi thënë që të kenë kujdes kur kalojnë. Është e vërtetë që jo vetëm tani në rastin e Faton Hajrizit, kalimi në Serbi është e mbushur me probleme, ka pasur arrestime arbitrare, natyrisht që pak mund të ndikojmë në institucionet e Serbisë, por thirrjet tona me aleatët tanë nuk ka munguar asnjëherë. Ne përpiqemi që të angazhojmë në çdo segment që arrestimet e qytetarëve në mënyrë arbitrare të merr fund. Është një betejë e gjatë në maratonë e gjatë por në fund Kosova do të jetë fitimtare”, përfundoi ajo.

T� tjera
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...



































