Serbia nuk i përgjigjet Kosovës për Faton Hajrizin, MPJD flet me familjen dhe ankohet te vendet e QUINT-it
Autori: Gazeta inFokus 18:17 | 22 July 2024
Kosova po pret përgjigje për konfirmimin e identitetit të personit të vrarë në Serbi dhe lehtësimin e procedurave për kthimin e trupit të pajetë, pasi autoritetet serbe thanë të premten se është vrarë Faton Hajrizi.
Hajrizi më 6 korrik u arratis nga burgu i Smrekonicës në Vushtrri dhe vendndodhja e tij mbeti e panjohur deri kur emri i tij u përmend të enjten, si autor i vrasjes së një polici në qytetin perëndimor të Lloznicës në Serbi.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës tha se ende s’ka pranuar përgjigje nga autoritetet serbe, ndërsa njoftoi se për këtë është ankuar te ambasadorët e vendeve të QUINT-it përmes Zyrës Ndërlidhëse në Serbi.
“Ashtu siç ju kemi njoftuar dhe me parë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi ka kërkuar zyrtarisht nga autoritetet serbe konfirmimin e identitetit të personit të vrarë në Serbi. Nëpërmjet të njëjtës kërkesë zyrtare është kërkuar edhe lehtësimi i procedurave për kthimin e trupit të pajetë në Republikën e Kosovës dhe dorëzimi i tij tek familjarët. Megjithëkëtë, deri më tani Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi nuk ka pranuar asnjë përgjigje nga autoritetet serbe”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së.
Zyra Ndërlidhës e Republikës së Kosovës në Serbi i ka dërguar notë sqaruese ambasadorëve të Misioneve Diplomatike të vendeve të Quint-it të akredituara në Serbi nëpërmjet së cilës është theksuar fakti se përkundër kërkesës zyrtare drejtuar autoriteteve të Serbisë ende nuk është kthyer asnjë përgjigje”, thuhet tutje në përgjigje për T7.
Ministria thotë se “ka komunikuar edhe me familjen e personit që raportohet si i vrarë dhe do të angazhohet gjatë gjithë procedurave deri në kthimin e trupit të viktimës në Republikën e Kosovës sa më shpejt që të jetë e mundur”.
Të tjera
-
Gjendet trupi i pajetë i qytetarit të zhdukur nga fshati Vuçë i Leposaviqit
Pas pesë ditë kërkimi, është gjetur trupi i pajetë i fshatarit nga fshati Vuç...
-
Vërshimet në Evropën Qëndrore, kështu duket sot autostrada pranë Vjenës – Pamje
Disa lumenj në Evropën Qendrore dolën nga shtrati të hënën, duke shkaktuar pë...
-
Ministrja gjermane në Kosovë, pritet nga Vjosa Osmani në 14:15
Presidentja Vjosa Osmani pak pas dreke do ta presë në një takim ministren e s...
-
Kuvendi i Kosovës shënon Ditën e Demokracisë, Konjufca: Demokracia mirëmbahet nëpërmjet angazhimit qytetar
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se asnjë sukses i Kuvendit...
-
Hamza takon ambasadorin e Finlandës: Kosova të gjitha sfidat i ka përballuar dhe tejkaluar me përkrahjen e aleatëve
Kandidati i PDK’së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, ka njoftuar se s...
-
Ish-pjesëtar i UÇK’së- Kush është dëshmitari i radhës që po intervistohet në seancë të mbyllur nga Specialja?
Prokuroria në Dhomat e Specializuara në Hagë po interviston dëshmitarin e rad...
-
Parlamenti hap dyert për Ditën e Demokracisë
Në Hollin e Kuvendit të Kosovës po shënohet Dita Ndërkombëtare e Demokracisë....
-
Komuna e Gjilanit blen autoambulancë afro 60 mijë euro
Komuna e Gjilanit ka nënshkruar kontratën për blerjen e një autoambulance për...
-
Ṣhpërthiṃ në qendër të Këlnit
Një shpërthim ka dëmtuar një ndërtesë në qendër të qytetit perëndimor të Gjer...
-
Si u pikas mes shkurreve 58-vjeçari që tentoi të vrịste Donald Trump-in në fushën e golfit
Ish-presidenti Donald Trump dyshohet se ka qenë sërish shënjestër e një atent...
-
Fillon bojkotimi i mësimit nga klasët e dyta në shkollën “Dardania” në Prishtinë, prindërit kërkojnë orar më të përshtatshëm
Nxënësit e klasëve të dyta në shkollën “Dardania”, në Prishtinë kanë nisur bo...
-
Kosova strehon gazetarin e ri ukrainas
Gazetari ukrainas, Kostyantyn Grygorenko, së bashku me bashkëshorten, Svitlan...