Shenjat se partneri po ju tradhton, flet hetuesja e njohur private
Autori: Gazeta inFokus 13:25 | 22 July 2024
Sjellja misterioze e partnerit/es është një tregues kryesor se diçka nuk është në rregull. Hetuesja private me bazë në Norwich Charlotte Notley thotë se ekzistojnë disa shenja kryesore se partneri mund t’ju tradhtojë. Ajo kaloi vite duke hetuar aktivitete të dyshimta të bashkëshortëve që tradhtonin. Së fundmi, ajo ka këshilluar si ta gjurmoni partnerin tuaj dhe të zbuloni nëse ai/ajo është i/e pabesë.
Distanca do të jetë treguesi i parë, Kontrollimi i destinacioneve të mëparshme në navigacion mund të sigurojë një të dhënë kryesore. Një shenjë tjetër është fshehja e telefonit dhe koha e dyshimtë e qëndrimit në telefon pa shumë shpjegime. Kontrolloni gjithashtu për ndryshime në rrjetet e tyre sociale, ndjekësit dhe miqtë e rinj.
Kontrolloni historinë e shfletuesve në pajisjet e përbashkëta si dhe bëni një vizitë të befasishme në vendin e punës së partnerit. Ju e njihni më së miri partnerin tuaj, kështu që nëse diçka nuk ju duket në rregull, atëherë ndoshta keni të drejtë të dyshoni dhe të viheni në lëzvizje.
Shumica e klientëve që vijnë te ne e dinë se diçka nuk është në rregull dhe ata zakonisht kanë të drejtë. Sjellja e fshehtë është një tregues kyç i një problemi, sepse besimi duhet të jetë gjithmonë aty Nëse ndiheni të shqetësuar, kërkoni nga partneri juaj t’ju sigurojë se gjithçka është në rregull dhe t’jua kthejë besimin. Nëse nuk jeni ende të kënaqur, besoni instinktit tuaj.
Sipas “World Population Review”, rreth gjysma e njerëzve që janë në një lidhje martesore, tradhtojnë bashkëshortët e tyre. Një studim norvegjez interesant tregoi se rreth 15 % e grave të martuara i tradhtojnë burrat e tyre të paktën një herë, ndërsa rreth 20 % e burrave i tradhtojnë partnerët e tyre.
Gratë e suksesshme me të ardhura të larta janë më të gatshme për të flirtuar dhe për të përdorur hijeshitë femërore te burrat e tjerë, ndërsa studiuesit besojnë se arsyeja për këtë është vetëbesimi më i madh, pikëpamja më liberale dhe mundësitë më të mëdha që u jepen në krahasim me gratë e rritura në frymën tradicionale dhe me profesione më pak të paguara.
Të tjera
-
Kuvendi i Kosovës shënon Ditën e Demokracisë, Konjufca: Demokracia mirëmbahet nëpërmjet angazhimit qytetar
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se asnjë sukses i Kuvendit...
-
Hamza takon ambasadorin e Finlandës: Kosova të gjitha sfidat i ka përballuar dhe tejkaluar me përkrahjen e aleatëve
Kandidati i PDK’së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, ka njoftuar se s...
-
Ish-pjesëtar i UÇK’së- Kush është dëshmitari i radhës që po intervistohet në seancë të mbyllur nga Specialja?
Prokuroria në Dhomat e Specializuara në Hagë po interviston dëshmitarin e rad...
-
Parlamenti hap dyert për Ditën e Demokracisë
Në Hollin e Kuvendit të Kosovës po shënohet Dita Ndërkombëtare e Demokracisë....
-
Komuna e Gjilanit blen autoambulancë afro 60 mijë euro
Komuna e Gjilanit ka nënshkruar kontratën për blerjen e një autoambulance për...
-
Ṣhpërthiṃ në qendër të Këlnit
Një shpërthim ka dëmtuar një ndërtesë në qendër të qytetit perëndimor të Gjer...
-
Si u pikas mes shkurreve 58-vjeçari që tentoi të vrịste Donald Trump-in në fushën e golfit
Ish-presidenti Donald Trump dyshohet se ka qenë sërish shënjestër e një atent...
-
Fillon bojkotimi i mësimit nga klasët e dyta në shkollën “Dardania” në Prishtinë, prindërit kërkojnë orar më të përshtatshëm
Nxënësit e klasëve të dyta në shkollën “Dardania”, në Prishtinë kanë nisur bo...
-
Kosova strehon gazetarin e ri ukrainas
Gazetari ukrainas, Kostyantyn Grygorenko, së bashku me bashkëshorten, Svitlan...
-
Edita Tahiri: Ura vazhdon të jetë e mbyllur, Kurti ka menduar se është lehtë
Janë bërë më shumë se një muaj që kur autoritet në Kosovë vendosën për hapjen...
-
Në ditën kur Kuvendi feston ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, punëtorët teknikë hyjnë në grevë
Punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës janë shprehur të pakënaqur me pagat ...
-
Gjuan me ạrmë në aheng familjar, arrestohet në Shtime
Një burrë dyshohet se ka shtënë me armë në një aheng familjar në Shtime. P...