Moti nesër, parashikohet vapë e madhe
Autori: Gazeta inFokus 23:22 | 19 July 2024
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë veror. Përkundër parashikimeve për uljen e temperaturave ato vazhdojnë të mbesin shumë të larta, meqë i nxehti me origjinë nga Afrika veriore po “reziston” shumë më shumë se që ishte parashikuar më parë. Temperatura maksimale deri në 36 gradë Celsius, ndërsa vazhdon zagushia ekstreme dhe gati e padurueshme.
Pasdite vonë dhe në mbrëmje parashihen zhvillime të rrebesheve lokale të shiut me vetëtima, bubullimë dhe breshër, por zhvillimet ende mbesin të izoluara dhe jo përmasave të mëdha siç ishin parashikuar më parë, megjithatë mund të ndodhë krijimi i ndonjë shtrëngate të fortë lokale orëve të pasdites dhe mbrëmjes dhe si pasojë freski e shumëpritur.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë veror. Pasdite priten zhvillime të fuqishme në disa pjesë të Maqedonisë së Veriut, veri të Malit të Zi dhe lindje, veri dhe juglindje të Shqipërisë. Shtrëngata të forta mund të zhvillohen sidomos në Maqedoninë Veriore.
I nxehti i fortë veror dhe zagushia vazhdojnë edhe të dielen ndërsa rrebeshet parashihen të izoluara dhe atë në viset kodrinore-malore kryesisht.
Nga e hëna ulje të lehta të temperaturave. Pasdite në Kosovë, veri të Malit të Zi, Maqedoninë Veriore dhe disa vise kontinentale të Shqipërisë priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër./MeteoBallkan
Të tjera
-
Të shtëna me ạrmë zjạrri pranë vendit ku ndodhej Donald Trump
Zyrtarët e fushatës së Donald Trump të dielën thanë se ish-presidenti Donald ...
-
Ish-studenti i UP-së pranohet si asistent mësimor dhe hulumtues shkencor në një nga universitetet më prestigjioze në botë
Studenti i Universitetit të Prishtinës, Lir Hoxhaj, i cili ka studiuar në Fak...
-
Pamje të rënda kur qytetari u gọdit nga vetura në Istog sapo doli nga kafeteria
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në Istog, ku një person është...
-
Vetëvendosje tubon gratë, Kurti u flet për barazi, Albulena Haxhiu ua kujton zgjedhjet: Ta ruajmë mbështetjen që kemi marrë
Në mbledhjen e organizatës Gratë për Vetëvendosje, të pranishëm ishin edh...
-
Osmani: Aleancat e forta e mbrojnë demokracinë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar në “X”, për rëndësinë e demok...
-
Nesër në Speciale dëshmitari do të dëshmojë në seancë të mbyllur
Nesër në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të vazhdojë procesi gjy...
-
Kurti: Jam krenar që udhëheq vendin më demokratik në rajon
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është krenar që udhëheq vendin më demokra...
-
Tahiri: Cenimi i vlerave demokratike nuk do të përsëritet në qeverisjen e Bedri Hamzës
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka bërë një deklaratë p...
-
Turistë të sufllaqeve dhe marketeve, të huajt në Shqipëri shpenzuan më pak e shëtitën më shumë
Numri më i lartë i të huajve se në 2023 që vizituan Shqipërinë në gjysmën e p...
-
Kosova shpreh gatishmëri për ta ndihmuar Çekinë e cila po përballet me vërshime
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka shprehur gatishmërinë e K...
-
Al Jazeera raporton për hapjen e Urës së Ibrit, thotë se QUINT-i dhe KFOR kundërshtuan fortë
Çështja e hapjes së Urës së Ibrit, çdo herë merr vëmendjen e mediave ndërkomb...
-
Kurti shkon për vizitë te familja e Mikullovcit në përvjetorin e vdekjes: I paharruar e i nderuar gjithmonë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka shkuar në vizitë familjes së të ndje...