Deklaratat për hapje të urës, KFOR-i publikon një video duke patrulluar në urën e lumit Ibër
Autori: Gazeta inFokus 12:00 | 19 July 2024
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Ura e Ibrit në Mitrovicë për të treguar se në atë zonë po patrullojnë.
Në këtë video, KFOR shkruan për njësitë K9, që janë ekipe speciale me qen të trajnuar, të cilët mund të detektojnë eksplozivët dhe të sinjalizojnë ushtarët, raporton Gazeta Express.
“Njësitë K9 janë ekipe speciale me qen shumë të trajnuar. Ata rregullisht kryejnë inspektime për të mbajtur sigurinë dhe qetësinë. Ata mund të detektojnë eksplozivët si ato sipërfaqësore si ato nëntokësore. Kur një qen zbulon një eksploziv ai ulet dhe sinjalizon stërvitësin e tij. Lidhja mes qenit dhe pronarit të tij është esenciale për suksesin e ekipit”, thuhet në përshkrimin e videos.
KFOR continues to implement its mandate – based on UN Security Council Resolution 1244 of 1999 – to provide a safe and secure environment for all people living in Kosovo. pic.twitter.com/PwfMQDR1qy
— NATO Kosovo Force – KFOR (@NATO_KFOR) July 19, 2024
KFOR bëri deklaratën e zakonshme se vazhdon “të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”.
Ky mesazh nga KFOR vjen pas deklaratëve të kryeministrit Albin Kurti dje se Qeveria e tij synon hapjen e Urës së Ibrit, i cili shtoi se ky veprim nuk është kundër askujt.
“Askush nuk mund të thotë që kjo nuk është një gjë e mirë dhe e drejtë, por ne dëshirojmë që edhe të zbatohet ligji, edhe të respektohet liria e lëvizjes, por edhe të kemi paqe e siguri për të gjithë”, tha dje Kurti në një konferencë për media.
Deklarata e tij në këtë konferencë erdhi pas një takimi që pati me ambasadorët e shteteve të QUINT-it pikërisht për këtë temë.
“Në kuadër të informimit dhe koordinimit me partnerët tanë ndërkombëtarë, temë trajtimi në këtë takim ishte gjithashtu rëndësia e bashkërendimit të veprimeve institucionale për hapjen e urës mbi lumin Ibër edhe për vetura, në mënyrë që të mundësohet liria e plotë e lëvizjes e cila i ndihmon qytetarët në të dy anët e urës, pa dallim, dhe në të njëjtën kohë i shërben zhvillimit të ekonomisë dhe tregut përmes lëvizjes më të lehtë të mallrave dhe kapitalit”, kishte njoftuar ZKM pas këtij takimi.
Ndërkaq, KFOR, që vazhdimisht është prezent në Urën e Ibrit, kishte dhënë qëndrimin e tij mbi këtë synim të Qeverisë së Kosovës se çdo vendim lidhur me urën të merret në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.
Karabinierët italianë të KFOR-it kanë prani të përhershme mbi urën e Ibrit dhe kryejnë patrullime në rrethinë. Ura vëzhgohet edhe prej pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
Kjo temë u hap pasi fillimisht u diskutua në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut, e cila udhëhiqet nga Erden Atiq i Lëvizjes Vetëvendosje, që ura të hapet tërësisht për qarkullim.
Kryetari i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhad Uglanin, pati thënë se zbatimi i vendimit për çështjen e urës u takon autoriteteve qendrore dhe institucioneve të sigurisë.
Të tjera
-
Një paralele e klasës së dytë nga shkolla “Dardania“ bojkoton mësimin, shkak orari i nxënësve
Nxënësit e shkollës fillore të mesme të ulët (SHFMU), Dardania në Prishtinë, ...
-
“Qëllimi jonë është Islamizimi i Kosovës e Preshevës, unë nuk jam shqiptar”, deklarata kontroverse e hoxhës nga Sanxhaku ishte bërë para gjashtë vitesh
Mevludin Dudiq, një hoxhe nga Sanxhaku, iu janë kthyer në vëmendje disa dekla...
-
Gjuajti me aŕmë derisa ishte në aheng, arrestohet krushiani
Një person është arrestuar në Krushë të Vogël të Prizrenit dje më 14 shtator,...
-
PDK-ja i reagon Brestovcit për mbeturinat: Kanë qëllim falimentimin e ndërmarrjes publike
Shefi i asamblistëve të PDK-së në Komunën e Prishtinës, Leutrim Retokoceri ka...
-
Vulini thotë se Serbisë nuk i duhet BE-ja nëse i pret njohja e Kosovës
Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin deklaroi se Serbia është në ...
-
Ministri serb: Masat e Serbisë për Kosovën nisin në nëntor
Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale në Serbi, Nemanja Staroviq, tha se pak...
-
Bajqinovci: LDK po përpiqet të distancohet nga Përparim Rama
Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci i ka reaguar udhëheqjes së komunës së Pri...
-
Për tetë muaj 8.5 milionë turistë vizituan Shqipërinë
Nga janari deri në gusht të këtij viti, Shqipëria është vizituar nga rreth 8....
-
Peci viziton familjen në Pestovë pas marrjes së grantit prej 90,000 eurove
Komunës së Vushtrrisë, si përfitues të grantit në vlerë prej 90,000 eurove. ...
-
Të hënën Kuvendi i Kosovës shënon Ditën e Demokracisë
Kuvendi i Kosovës, të hënën, me moton globale “Qeverisja efektive e Inteligje...
-
Bajqinovci: Qytetarëve ua shpërndamë 1.2 milard euro – Kosova po përparon me hapa të mëdhenj
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqiovci, ka shkruar të shtunën në ...
-
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...