Ferat Shala akuzon Qeverinë: Ndërhyri në mënyrë flagrante në Komisionin për Miniera dhe Minerale
Autori: Gazeta inFokus 13:43 | 17 July 2024
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetari i komisionit parlamentar për ekonomi, Ferat Shala, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se me një vendim arbitrar, ka ndërhyrë në Komisionin për Miniera dhe Minerale.
Shala ka theksuar se me një vendim të marrë më 15 korrik, qeveria ndërhyri në mënyrë flagrante duke e obliguar KPMM-në, që të shkel ligjin në procesin e dhënies së licencave për Trepçë.
“Rikujtojmë që KPMM i përgjigjet Kuvendit dhe në asnjë mënyrë ekzekutivit – Qeverisë. Kjo çështje është e ndarë me ligj, me qartësi të plotë juridike”, ka theksuar në këtë shkrim Shala.
Ky është shkrimi i plotë i tij:
Qeveria me vendim arbitrar, ndërhyn në Komisionin Për Miniera dhe Minerale – KPMM.
Qeveria e Kosovës, me vendimin numër 01/213 të datës 15/07/2024, në pikën tre ndërhyn në mënyrë flagrante duke obliguar KPMM-në që të shkel ligjin në procesin e dhënies së licencave për Trepçë.
Rikujtojmë që KPMM i përgjigjet Kuvendit dhe në asnjë mënyrë ekzekutivit – Qeverisë. Kjo çështje është e ndarë me ligj, me qartësi të plotë juridike.
Si rezultat i këtyre ndërhyrjeve të Qeverisë, KPMM-ja bënë shkeljet ligjore të radhës.
Ligji për Miniera dhe Minerale, neni 4, përcakton se; “asnjë person nuk mund të ushtroj aktivitete të hulumtimit, shfrytëzimit dhe/ose përpunimit të resurseve minerale ose çfarëdo aktiviteti tjetër pa licencë ose leje të lëshuar nga KPMM, në përputhje me këtë ligj”,
Të drejtë për kryerjen e aktiviteteve minerare kanë vetëm ndërrmarrjet e licensuara në pajtim me Ligjin për Miniera dhe Minerale, ndërsa Ligji për Miniera dhe Minerale nuk njeh mundësi të lejimit të punës me vendime por vetëm me licencë, në këtë kuptim licenca mund të vazhdohet me licencë tjetër dhe jo me vendime.
Bordi i KPMM-së ka marr vendim për vazhdim të afatit të licencës për tre muaj, në kundërshtim me Ligjin për Miniera dhe Minerale. Ky ligj parasheh që KPMM mund ti vazhdoj licencën ndërrmarrjes pasi ti plotësoj kushtet e nenit 36 paragrafi 1 dhe 2, dhe nenet 6, 31 dhe 32 të Ligjit për Miniera dhe Minerale.
Neni 36 i Ligjit për Miniera dhe Minerale paragrafi 3, parasheh që KPMM brenda tre muajve duhet të trajtoj kërkesën për vazhdim të licencës, përjashtimisht KPMM mund të vazhdoj këtë afat edhe për një periudhë tre mujore, mirëpo nuk parasheh se mund të lejohet aktiviteti minerar gjatë periudhës së trajtimit të kërkesës nga KPMM.
Ky lloj vazhdimi, bie ndesh me programin e shfrytëzimit të licencës në kuptim të nenit 31.
Paragrafi 1.8.1, që për lëshim të licencës kërkon; “një vlerësim të aktualizuar të burimeve minerale, për të cilën do të vlejë licenca si dhe një vlerësim të jetëgjatësisës së minierës, bazuar ne hulumtimet e kryera”.
Ky vazhdim nuk gjen mbeshtetje as në nenin 49 të Ligjit për Miniera dhe Minerale.
Neni 49 paragrafi 5, vetëm e përjashton ndërrmarrjen publike nga kërkesa për deponimin e garancisë, ndërsa nuk e përjashton nga kërkesat tjera në kuptim të Ligjit për Miniera dhe Minerale.
Neni 49 paragrafi 6 parasheh që ndërrmarrja publike në 90 ditë para skadimit të licencës në interes të publikut të kërkoj zgjatjen e afatit të licencës.
KPMM dhe Qeveria duke zbatuar nenin, kërkesat e nenit 49, marrin vendim për zgjatjen apo jo të kërkesës.
Qeveria ka marr vendim për konfirmimin e interesit publik me datën 15/07/2024 sipas vendimit nr.01/213, kërkesa e KPMM-së është bërë me datën 12/07/2024, ndërsa KPMM ka vendosur për zgjatje të afatit të licencës në mbledhjen e datës 05/07/2024, në kundërshtim me nenin 49, paragafi 6 të Ligjit për Miniera dhe Minerale.
Në vendimin e marr me datës 05/07/2024, KPMM ka vendosur se ndërrmarrja duhet ti sjellë sigurimin për rreziqet për palët e treta, që nënkupton se e njejta nuk i ka plotësuar kushtet për zgjatje të afatit, sepse nuk i ka plotësuar kushtet e përcaktuara me nenin 6 paragrafi 1.4.2, që parasheh se një person mund të marr licencë nëse; “posedon sigurimin për të gjitha rreziqet ndaj palëve të treta, që vlen përgjatë gjithë afatit të licencës ose lejes, në shumën e arsyeshme minimale të caktuar nga KPMM-ja”.
Vendimi bie ndesh me detyrimet qe rrjedhin nga neni 4 i Ligjit numër 05/L-062 për siguri në punë në veprimtarinë minerare, për shkak se ndërrmarrja nuk posedon sigurim për dëmet eventuale në raste aksidenti në minierë.
Të tjera
-
Mbrojtja propozon të kryhet ekspertizë e re psikiatrike ndaj të akuzuarit për vrạsjen e vëllait
Në seancën e së premtes në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, mbrojtësja e të a...
-
Sarrazin i kërkon Qeverisë t’i heq masat ndaj mallrave serbe, flet për pasoja të rënda në rast të refuzimit
Manuel Sarrazin, emisar i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor ka bërë një ana...
-
Gjermania hap dyert për 250 mijë emigrantë të këtij vendi
Gjermania do të hapë dyert për 250 mijë punëtorë kenianë të kualifikuar dhe g...
-
“Qëllimi jonë është Islamizimi i Kosovës e Preshevës. Unë nuk jam shqiptar”, hoxha nga Sanxhaku me deklaratë të rrezikshme
Një hoxhë nga Sanxhaku, që flet shqip ka mbajtur sot një tubim në Luginën e P...
-
Lista preliminare e provimit për prokurorë të shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës shpall listën preliminare të provimit të kandi...
-
REL: Kosova dhe Serbia kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e 17 shtatorit
Burimet e Radios Evropa e Lirë në Bashkimin Evropian kanë thënë se presin që ...
-
Ra nga kati i tretë i objektit ku punonte, vdes 48 vjeçari në Prizren
Një person ka vdekur sot në vendin e tij të punës. Rasti ka ndodhur në Pri...
-
Parlamentari serb: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Deputeti opozitar në Parlamentin e Serbisë, Zdravko Ponosh, ka reaguar pas ko...
-
Haziri pas konferencës së Vuçiqit: Kosova mos të bie në hendekun e Serbisë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar pas konferencës që mbajti pres...
-
Incidenti në veri, kthehen afishet, tash pro-Radoiçiqit
Sikur fotografia, me kujdes janë zgjedhur edhe fjalët. Kryeterroristit Mil...
-
Kurti me videolidhje pjesë e panelit ku ishte edhe Lajçak – akuza Vuçiqit se e përdor Kosovën dhe Bosnjën për të siguruar lëshime nga Perëndimi
Gjatë paradites së 13 shtatorit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me vide...
-
Përkundër që ndau rrugët me Vetëvendosjen, Fatmir Humolli përkrah qeverisë për veriun
Deputeti Fatmir Humolli ka një kohë që i ka ndarë rrugët me Lëvizjes Vetëvend...