Rikthehen rastet me COVID-19 në ShBA
Autori: Gazeta inFokus 07:28 | 17 July 2024
Rastet me COVID-19 janë rritur sërish në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vizitat në departamentin e urgjencës të lidhura me COVID-19 kanë qenë në trend prej javësh, sipas Qendrave të ShBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Të dhënat e fundit tregojnë se deri më 6 korrik ka pasur një rritje prej 23,5 për qind të vizitave emergjente për COVID-19 krahasuar me një javë më parë.Ekspertja e shëndetit në CNN, Leana Wen, e cila është mjeke dhe profesoreshë në Universitetin “George Washington” ka treguar se duhet të shqetësohen njerëzit për infeksionin COVID-19 tani që ka një rishfaqje të rasteve në ShBA.
Ajo është shprehur se bazuar në të dhënat e publikuara nga qendrat e lartëpërmendura, ShBA-ja është në mes të një vale verore të infeksioneve me këtë virus.
“Kjo nuk duhet të jetë një surprizë. Që nga fillimi i pandemisë, ne kemi parë valë të shumta infeksionesh çdo vit, duke përfshirë të tilla që arrijnë kulmin në verë. Kjo mund të jetë për shkak të rritjes së udhëtimeve si dhe më shumë njerëzve që mblidhen në ambiente të mbyllura për shkak të motit të nxehtë”
“Të shqetësuar duhet të jenë personat më të moshuar, ata me sëmundje të zemrës, mushkërive e veshkave. Ata duhet të sigurohen që janë të vaksinuar dhe të marrin masa si maskimi në hapësirat e brendshme të mbushura me njerëz ose të përpiqen të mos qëndrojnë në ambiente të mbyllura me shumë njerëz”, është shprehur ajo.
Ëen e pyetur nga CNN se çfarë duhet bërë për t’iu shmangur COVID-it, u shpreh se para vizitës tek ndonjë person me probleme shëndetësore, është mirë të shmangen pjesëmarrjet në ambiente me shumë njerëz.
Ajo gjithashtu foli edhe për testet, duke i konsideruar si një opsion, por tregoi edhe se cilat janë më të sakta dhe cilat më pak të tilla, raporton CNN.
“Një gjë për t’u marrë parasysh është të zvogëloni mundësinë e infeksionit përpara se të vizitoni një familje ose mik që është më i ndjeshëm. Një javë para ose më shumë para asaj vizite, ju mund të shmangni tubimet e brendshme dhe të mbani maskën gjatë transportit publik dhe në hapësira të tjera të mbushura me njerëz. Marrja e një testi të shpejtë pak para vizitës mund të zvogëlojë gjithashtu rrezikun për të infektuar atë person të ndjeshëm”
“Testet e shpejta në shtëpi nuk janë aq të sakta sa testet laboratorike PCR, por ato janë një mënyrë e përshtatshme për të kontrolluar COVID-19. Njerëzit që kanë simptoma mund ta bëjnë testin e shpejtë. Nëse fillimisht është negativ, duhet bërë sërish një ditë pas, për t’u siguruar. Mos harroni se ky test kërkon vetëm koronavirusin. Ju mund të keni një nga një mori virusesh të tjera që shkaktojnë simptoma të frymëmarrjes”, u shpreh ajo.
Duke qenë se gjatë verës edhe udhëtimet janë më të shpeshta, Wen për CNN tregoi edhe se çfarë duhet bërë për të reduktimin e rrezikut gjatë tyre.
“Maskohuni gjatë hipjes në aeroplane dhe trena përpiquni të darkoni jashtë dhe jo në ambiente të mbyllura kur është e mundur. Merrni me vete teste të shpejta”, tha ajo.
Ajo tha se një formulim të ri të vaksinës kundër COVID-19, e cila sipas saj më së largu do të mund të shfrytëzohet në shtator, e cila sipas rekomandieve duhet të merret nga personat e moshës mbi 6-vjeçare.
Tutje, ajo u shpreh se derisa shumë njerëz mund të vazhdojnë të jetojnë jetën e tyre gjatë kësaj vale të COVID-it, njerëzit që janë të ndjeshëm mund të marrin masa paraprake për t’u kujdesur për shëndetin e vet.
Të tjera
-
I gjenden 13 rẹvole, fishẹkë dhe një arṃë e gjatë, arrestohet i dyshuari në Viti
I gjenden 13 revole, fishekë dhe një armë e gjatë, arrestohet i dyshuari në V...
-
Bulliqi për përplasjen: Rrahmani kërkoi që të dalim jashtë për t’i qëruar hesapet
Përveç përplasjes brenda sallës së Kuvendit Komunal në Podujevë dje që desh k...
-
Vjosa Osmani nuk ia dha dorën në Podujevë, ja çfarë thotë Gërvalla
Presidentja, Vjosa Osmani vendosi që në ditën e inaugurimit të shtatores së i...
-
Vuçiq tallet me serbët: Po ta shpallnim Kosovën territor të okupuar – do t’i legalizonim forcat e tyre të armatosura
Ndonëse tabloidet që kontrollon kishin paralajmëruar edhe shpalljen e Kosovës...
-
Vuçiq: Do të nxjerrim ligj me të cilin Kosovën do ta shpallim zonë të veçantë të mbrojtjes sociale
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të premten se nuk ekziston a...
-
“Kryetari ishte nën ndikimin e alkoolit, ai më shumë rri i dehur”, asamblisti i LDK-së me akuza të rënda për Bulliqin
Ekrem Rrahmani, asamblist i LDK-së në Podujevë ka vazhduar akuzat ndaj kryeta...
-
Vuçiq i shpallë masat e “famshme”, kërkon formimin e Asociacionit si kusht që të vazhdojnë bisedimet
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në konferencën për media ka përmendur...
-
Gërvalla për kërcënimet e Vuçiqit: Që nga viti 2021 nuk është ndalur me to
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka thënë se presidenti serb, A...
-
Miftaraj: S’ka nevojë për panik – shqetësim duhet të jetë vetëm koordinimi me ShBA-në
Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka reaguar pas paralajmërimeve nga presiden...
-
Konferenca e Vuçiq, për “masat” ndaj Kosovës thotë se do të jenë “të vështira” dhe se “kërkojnë punë”
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, është duke folur në një konferencë pë...
-
Dyshohet për kạnosje, Inspektorati rekomandon suspendimin e një zyrtareje policore
Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se hetuesit e institucionit i...
-
FSK realizon garën tradicionale “Ujku Garues 2024”
Në kazermën “Ushtarët e NATO-s” në Istog, sot është përmbyllur gara tradicion...