Shikoni reagimin e Zelenskyt kur Biden iu referua liderit ukrainas me “presidenti Putin”
Autori: Gazeta inFokus
17:34 | 12 Korrik 2024
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kandidati demokrat për mandatin e ri, Joe Biden, ka bërë një gafë të re në konferencën e fundit për shtyp.
Duke njoftuar marrëveshjen që do të bashkojë vendet e aleancës së NATO-s për të mbështetur Ukrainën, Biden deshi t’ia linte mikrofonin presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe me atë rast e prezantoi atë si “president Putin”.
Një video që tregon reagimin e Zelenskyt ndaj njoftimit të Bidenit është bërë virale në rrjetet sociale.
Presidenti i Ukrainës tundi kokën përpara se 81-vjeçari të kthehej në mikrofon dhe të përpiqej të korrigjonte gafën.
🇺🇸🇺🇦 Watch Zelensky's reaction as Biden calls him Putin 😭 pic.twitter.com/TfVoAoryDX
— Censored Men (@CensoredMen) July 11, 2024
“Presidenti Putin? Ai do ta mposhtë presidentin Putin… Presidenti Zelensky. Jam shumë i fokusuar në mposhtjen e Putinit…”, tha Biden.
Më vonë, Zelensky u përgjigj “unë jam më i mirë se ai”, për të cilin Biden u përgjigj “ti je shumë më i mirë”.
Përveç kësaj, Biden pati një tjetër gafë në konferencën për shtyp, në të cilën ai e quajti zëvendëspresidenten e tij, Kamala Harris, “zëvendëspresidenti Trump”.
Këto janë vetëm të fundit në një seri gafash të Bidenit, vetëm katër muaj para zgjedhjeve presidenciale kundër Donald Trumpit. Pavarësisht presioneve të shumta, edhe nga disa demokratë, Biden ka thënë në disa raste se nuk do të tërhiqet nga gara presidenciale dhe se është i përshtatshëm për një mandat të ri, edhe pse tashmë është në dekadën e nëntë të jetës.

T� tjera
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...






























