Ngjarjet për sot
Autori: Gazeta inFokus 06:47 | 11 July 2024
Disa nga ngjarjet e parapara të zhvillohen sot.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer. Mediet mund të marrin pamje në oborrin e Qeverisë. Ato duhet të jenë aty më së voni në ora 08:10. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 08:30)
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) mban mbledhjen e radhës.(Salla e takimeve, kati VI, objekti i Këshillit Prokurorial të Kosovës, ora 09:00)
Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës harton listën e dëshmitarëve për intervistim në komision.(Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 09:00)
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportin me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin nr.08/L-288 për Mbrojtjen e Konsumatorit, si dhe Raportin me amendamente të Komisionit Funksional për Projektligjin nr. 08/L-295 për kripto-asetet. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 09:30)
Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme në nderim të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë-Bosnje e Hercegovinë.(Kuvendi i Kosovës, Salla N506 09:30)
Vazhdimi i Seancës plenare në Kuvendin e Kosovës, në rend dite mbi 30 pika për shqyrtim. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 10:00)
Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, në kuadër të hartimit të planit të hollësishëm rregullues “Parku i Biznesit”, organizon takim publik për informimin e bizneseve rreth Zonës Ekonomike. (Zona Ekonomike, Prizren 10:30)
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, mban konferencë për medie. (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 11:00)
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Sundimit të Ligjit (INL) – Departamenti i Shtetit Amerikan dhe të National Endoëment for Democracy publikon raportin “Integriteti i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve” (Problemet kushtetuese dhe ligjore të Projektligjit aktual).(Hotel Sirius, ora 10:00 – 11:00)
Federata e Hendbollit mban konferencë për media lidhur me Organizimin e Kampionatit Evropian M20 për meshkuj, që mbahet në Prishtinë prej 13 deri më 21 korrik 2024.( Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, Salla e sporteve, ora 11.00)
Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 13:00)
Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK) hapë ekspozitën “Një Ditë” kuruar nga Blerta Hoçia dhe realizuar nga FDHK. (Biblioteka ‘Hivzi Sulejmani’, Dardani, Prishtinë, ora 18:00).
Pritje e organizuar e Ambasadës së Francës në Kosovë për Ditën Kombëtare të Francës. Ambasadori i Francës, Olivier Guerot, mirëpret autoritete të larta të Kosovës, sportistë dhe amatorë të sportit, përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, si dhe pjestarë të komunitetit francez në Kosovë. (Amfiteatri Gërmia, ora 18:30)
Të tjera
-
“Qeveria për arkeologjinë”, Kurti tregon çfarë po bën ekzekutivi në këtë drejtim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar të dielën në Facebook për për...
-
Rama: Kush nuk deklaron pagat reale do ta trajtojmë si hajdut
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi në një mbledhje të asambkesë së P...
-
I rrahën dy persona në Prishtinë, një muaj paraburgim për katër të dyshuar
Gjykata Themelore Prishtinë ka cakuar një muaj paraburgim, ndaj të pandehurve...
-
Vjedhje në familjen Dreshaj në Pejë, hajni futet me forcë dhe merr një armë dhe disa palë këpucë
Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të...
-
Maliqi: Kurti e Vuçiqi luajnë njësoj, bashkëpunuan për t’i mashtruar diplomatët perëndimorë për tri vjet
Publicisti Shkëlzen Maliqi thotë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti po lua...
-
I jepet lamtumira e fundit, Hajdin Berishës
I është dhënë lamtumira Hajdin Berishës, kryetarit të Nismës Socialdemokrate,...
-
Daçiq e falënderon Kinën për mosnjohjen e Kosovës
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, e ka nisur vizitën e tij n...
-
Mehaj: Policia jonë u ka treguar armiqve se Kosova ka zot shtëpie dhe dinë e mund ta mbrojnë vendin
Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është shprehur se “Policia e Kosovës n...
-
Vuçiq: Na presin shumë probleme lidhur me Kosovën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se vendin e tij e presin...
-
Reuters shkruan për bllokimin e pikave kufitare Serbi-Kosovë
Agjencia e lajmeve “Reuters” ka shkruar një artikull për bllokimin e pikave k...
-
Zhegrova e fshinë postimin për Kosovën pasi u përjashtua nga grumbullimi
Sulmuesi Edon Zhegrova e ka fshirë postimin e tij inkurajues të publikuar pas...
-
“Dardanët” reagojnë pas vendimit për përjashtimin e Zhegrovës, Muslijës e Muriç
Kryetari i tifo-grupit “Dardanët” ka reaguar pas vendimit të FFK-së për përja...