Zelensky: Orban s’mund të jetë ndërmjetës i paqes
Autori: Gazeta inFokus 07:32 | 09 July 2024
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se kryeministri hungarez, Viktor Orban, nuk mund të ndërmjetësojë mes Rusisë dhe Ukrainës për t’i dhënë fund luftës.
Orban qëndroi të hënën në Pekin për vazhdimin e asaj që ai quajti “misioni i paqes 3.0”.
Javën e kaluar, ai ishte edhe në Kiev dhe në Moskë.
Në një letër dërguar presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, më 5 korrik, Orban tha se, bazuar në bisedimet e tij me presidentin rus, Vladimir Putin, ai beson se tani ka “shanse më të mëdha për një pritje pozitive për të gjitha propozimet e mundshme për armëpushim, si dhe për një udhërrëfyes drejt bisedimeve për paqe”.
Por, Mike Carpenter, këshilltar i lartë për Evropën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, tha se takimi i Orbanit me Putinin nuk ishte i dobishëm.“Unë nuk mendoj se [vizita e Orbanit në Moskë] do ta mbështesë Ukrainën dhe përpjekjet e saj për paqe, ose sovranitetin apo integritetin territorial të Ukrainës”, tha Carpenter.
Michel tha javën e kaluar se presidenca e radhës e BE-së, që aktualisht i takon Hungarisë, “nuk ka mandat të angazhohet me Rusinë në emër të BE-së” dhe përsëriti qëndrimin e BE-së se Rusia është agresore në luftën në Ukrainë.
Orban pohoi në letrën e tij se udhëheqja nga Shtetet e Bashkuara “është e kufizuar”, për shkak të fushatës zgjedhore presidenciale atje.
Prandaj, ai tha se BE-ja nuk mund të presë asnjë propozim nga Shtetet e Bashkuara në muajt e ardhshëm dhe se Brukseli duhet të shqyrtojë inicimin e një nisme evropiane.
Duke folur në një konferencë shtypi në Poloni, Zelensky tha se vetëm vendet e fuqishme, me forca të armatosura shumë më të mëdha se ato të Rusisë, mund të arrijnë të organizojnë bisedime për paqe.
“A ka shumë vende të tilla në botë? Jo shumë. Unë besoj se SHBA-ja dhe Kina janë vende të tilla. Dhe BE-ja, jo si vend, por e gjithë BE-ja. Ky mund të jetë vërtet një mision ndërmjetës”, tha Zelensky.
Ai shtoi se Kievi mbetet i hapur ndaj propozimeve nga vendet e tjera se si të formësohet rruga drejt paqes, por se ato duhet të përputhen me vizionin ukrainas.
Zelensky ka këmbëngulur se integriteti territorial i Ukrainës duhet të jetë themeli i çdo marrëveshjeje për paqe.
Putin, në anën tjetër, ka thënë se kushtet për t’i dhënë fund luftës, kërkojnë nga Kievi që të heqë dorë nga dëshira për t’u bashkuar me NATO-n, si dhe të heqë dorë nga Krimeja dhe katër rajone të tjera të okupuara të Ukrainës.
Orban i tha Michelit në letrën e tij se ai nuk ka bërë asnjë propozim dhe “nuk ka artikuluar asnjë mendim në emër të Këshillit Evropian ose Bashkimit Evropian”.
Pas takimit me presidentin e Kinës, Xi Jinping, Orban i shkroi një letër të veçantë Michelit, në të cilën tha se bisedimet “konfirmuan se politika e paqes e Kinës, e cila bazohet në parimet e moszgjerimit, mospërshkallëzimit dhe asnjë provokimi, do të mbetet në fuqi për të ardhmen e parashikueshme”./REL
T
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...